Vdiq 62 vjeçari kroat, infermerja gabimisht i injektoi dezinfektues

Një burrë 62 vjeçar nga Kroacia, i cili ishte vendosur në vetë-izolim për shkak të kontaktit me një person pozitiv në COVID-19 (62) u pranua të martën në hemodializë në spitalin Çakovec. Por ai vdiq aty, pasi iu injektua gabimisht dezinfektues. Incidentin tragjike konfirmoi edhe Ministri i Shëndetësisë kroate Villi Beros duke thënë se gabimi ishte bërë nga një infermiere, transmetojnë mediat kroate.

“Bisedova me drejtorin e spitalit, i cili më tha se kishte ardhur si pasojë e një gabimi të papritur që përfundoi tragjikisht. Ky rast është një përjashtim i rrallë, sepse gabime të tilla nuk përsëriten në spitalet tona. Ky nuk është një gabim mjekësor,” deklaroi ministri Beros.

Duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, ministri tha se ka filluar procedurën e përcaktimit të gjendjes faktike. Një inspektim shëndetësor është dërguar në spitalin Çakovec, i cili do të informojë institucionet kompetente, se për çfarë më konkretisht bëhet fjalë.

Pacienti ishte në spital për terapi rutinë të hemodializës, kur pranoi një ilaç të paligjshëm në mënyrë intravenoze, thane nga spitali. Autoritetet lokale shëndetësore konfirmuan më tej se pacientit i ishte injektuar dezinfektues mjekësor, i cili është jashtëzakonisht helmues, në vend të tretjes fiziologjike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button