Shkelja e rregullave të debatit midis Trumpit dhe Baidenit, ka detyruar Komisionin për Debate Presidenciale të marrë masa të reja

Debati i zhvilluar mes kandidatëve për president të SHBA-së Donald Tramp dhe Xhoe Bajden është konsideruar më i keqi në politikën moderne. Rregullat  e Komisionit për Debate Presidenciale, një organ jopartiak që ka organizuar debate zgjedhore presidenciale që nga viti 1988, pothuajse kanë qenë të papërfillshme nga dy kandidatët. Ata për dallim nga kandidatët e zgjedhjeve të kaluara kanë pasur përplasje të ashpra, duke e kthyer debatin në arenë sharjesh dhe ofendimesh.

Nga ky komision një ditë pas debatit që mori dhenë për mënyrën se si u zhvillua, janë shprehur se duhet ristrukturuar formati i debateve për të siguruar një diskutim të rregullt të çështjeve. Mediat ndërkombëtare raportojnë se çështja nuk mbetet vetëm te rregullat, por ato rregulla duhet zbatuar nga kanditatët pjesmarrës në debat. Disa prej tyre konsiderojnë se ishte Presidenti Donald Tramp dhe refuzimi i tij i plotë për të ndjekur rregullat për të cilat fushata e tij kishte rënë dakord më pare. “Ato rregulla ishin të mira! Qëllimi ishte që të lejojë secilin kandidat të thotë fjalën e tij duke siguruar gjithashtu që ata të mund të hyjnë në një shkëmbim të ndershëm të ideve në krahasim me thjesht përsëritjen e pikave të bisedës pa u sfiduar kurrë nga moderatori ose kundërshtari i tyre.”, thuhet në një artikull të CNN.

Komisionit për Debate Presidenciale me masa të reja

Komisioni që mbikëqyr debatet presidenciale të SHBA thotë se do të ndryshojë formatin për të siguruar që dy takimet e mbetura midis Donald Tramp dhe Xhoe Bajden të jenë më të rregullta. Një masë e re, mund të jetë ndërprerja e mikrofonëve nëse kandidatët përpiqen të ndërpresin njëri-tjetrin, raportojnë mediat amerikane. CBS News, duke cituar një burim, tha se komisioni do të kalojë 48 orët e ardhshme duke hartuar udhëzime dhe rregulla të reja për debatin e dytë. Kontrolli i mikrofonave të kandidatëve është në krye të listës, në mënyrë që të parandalojë ndërprerjen e moderatorit ose njëri-tjetrit. Të dy ekipet e fushatës do të informohen për rregullat, por ato nuk do t’i nënshtrohen negociatave. Ekipi i Presidentit Tramp tashmë ka kritikuar planet e komisionit.

Dy kandidatët në debatin e së martës nuk kursyen as sulmet që shënjestronin persona të familjes. Kur zoti Biden po thoshte se marrëveshjet tregtare të administratës Trump me Kinën nuk kishin dhënë rezultatet e dëshiruara, presidenti i preu fjalën duke përmendur pretendimet e ngritura më parë ndaj djalit të rivalit të tij, Hunter Bajden dhe kontratave të tij me kompani të huaja. Presidenti tha se Hunter Bajden ka fituar miliona në mënyra të pandershme nga Kina dhe kompani të huaja, duke rigjallëruar akuza që janë diskredituar. “Nuk është e vërtetë,” tha zoti Biden, duke shtuar “Mund të vazhdojmë gjithë natës me gjërat që ka bërë familja e tij”.

Presidenti e ndërpreu duke u përgjgijur se fëmijët e tij kishin lënë punë me fitime të mëdha për të shërbyer në qeveri “që të ndihmojnë popullin” gjë që u pasua nga ndërhyrja e gazetarit që u përpoq të kontrollonte shkëmbimet pa kriter gjatë debatit. Zoti Biden iu drejtua kamerave me një koment direkt për votuesit, gjë që e bëri disa herë gjatë debatit, duke u shprehur “Këtu nuk bëhet fjalë për familjen time apo të tij (të presidentit). Por për familjet tuaja”.

Debati i fundit presidencial ishte ai ndërmjet Hilari Klintonit dhe Donald Trampit në vitin 2016. Ky debat u konsiderua si konstruktiv, pavarësisht se kishte përpjekje të sinqerta nga të dy palët për të kërkuar fitoren, madje këmbëngulinin për të, por kjo ishte në suaza etike dhe të argumenteve mes palëve. Klintoni doli me një buzëqeshje përderisa argumentonte programin e saj. Nga ana tjetër Tramp atëherë kishte vetëm një objektiv të spikatur – të projektojë një atmosferë të qetë për dallim prej kësaj here kur shpesh debate devijoi me fyerje personale.

LEXO: Debat i ashpër me ndërhyrje e ofendime mes presidentit Trump dhe rivalit të tij Biden (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button