Nga kreditë kineze për autostradat të nxjerrim mësime për shmangur robërinë shkaku i borxheve në të ardhmen

Vonesa në ndërtimin dhe tejkalimi i konstruktit financiar të projekteve është epilogu përfundimtar i ndërtimit të dy autostradave Kërçovë-Ohër dhe Milladinovc-Shtip, i cili filloi të realizohej në vitin 2014 me marrje kredie nga shteti në Exim Bank kineze, që e mori qeveria e Nikolla Gruevskit. Autostrada Milladinovc-Shtip u lëshua trafik vitin e kaluar, pasi u tejkalua afati i caktuar fillimisht për përfundimin e tij. Seksioni midis Kërçovës dhe Ohrit jo vetëm që nuk është përfunduar deri më sot, por gjithashtu shteti duhej të merrte kredi shtesë nga partneri kinez për të siguruar fonde shtesë për përfundimin e kësaj autostrade, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Zoran Neçev dhe Ivan Nikollovski nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” e përgatitën një punim studiues “Të shtyrë në qorrsokak: besimi i mashtruar në kapitalin korroziv kinez për ndërtimin e autostradave në Maqedoninë Veriore”. Ata identifikuan tre dobësi kryesore të menaxhimit nga institucionet e përfshira në ose në lidhje me ndërtimin e dy autostradave. Së pari, kanë munguar prokurime transparente dhe konkurruese kundrejt kushteve të përcaktuara nga Banka kineze për eksport – import të mishëruar në listën e kompanive të preferuara të propozuara nga qeveria Kineze dhe të aprovuara nga Ambasada e Kinës në Shkup.

Dobësia e dytë kryesore e identifikuar nga studiuesit është procesi jo-transparent dhe jo konkurrues i përzgjedhjes së Sinohidro si kontraktuesi kryesor për të dy autostradat. Ekziston gjithashtu problemi me nxitjet politike dhe private të zyrtarëve kryesorë publikë për të ndërtuar këto autostrada, pavarësisht mendimit të mbikëqyrësit të ndërtimit se projekti është i parealizueshëm, duke shkaktuar dëme efektive të mirës së përbashkët dhe parave të e taksapaguesve.

Ivan Nikollovski, studiues në Qendrën për integrim evropiane në Institutin për demokraci “Societas Civilis”

“Duhet të respektohet mendimi i profesionit, veçanërisht mbikëqyrja e ndërtimit, me theks të veçantë në realizueshmërinë dhe kosto-efektivitetin e projekteve të infrastrukturës. Përndryshe, shembuj të tillë do të përsëriten kur, përkundër kredive të volitshme, produkti përfundimtar do të jetë shumë më i shtrenjtë se sa pritej, gjë që i vë qytetarët, si taksapagues, në një situatë të pafavorshme ekonomike”, tha Ivan Nikollovski, studiues në Qendrën për Integrim Evropian në Institutin për demokraci “Societas Civilis”.

Ai thekson se është e nevojshme të kontrollohet origjina dhe pronësia e kapitalit para se të jepet një pozicion i privilegjuar në ekonominë e vendit, në mënyrë që të parandalohet hyrja e kapitalit korroziv që mund të minojë besimin në institucione, të dobësojë sundimin e ligjit, të promovojnë jo-transparencë dhe të imponojnë fuqi monopole në segmente të mëdha të ekonomisë.

” Gjatë përzgjedhjes së kontraktuesit kryesor dhe nënkontraktuesit e projekteve infrastrukturore një procedurë publike dhe transparente është e nevojshme përmes ofertave publike në vend të marrëveshjes së drejtpërdrejtë me abuzimin e kornizës dhe privilegjeve të parashikuara nga marrëveshjet ndërkombëtare në rendin tonë ligjor. Marrëveshja e drejtpërdrejtë është në kundërshtim me vlerat dhe parimet e ekonomisë së tregut, dhe kështu me rendin tonë kushtetues”, shton Ivan Nikollovski.

Dokumenti i hulumtimit për kapitalin korroziv kinez i bën rekomandime qeverisë, duke përfshirë nevojën për prokurime  transparente dhe konkurruese jo vetëm për projekte të mëdha infrastrukturore, por edhe për të siguruar qëndrueshmërinë dhe vlerën e tyre për paratë që jepen. Jo më pak e rëndësishme është pajtueshmëria me kriteret ekonomike për pranim në BE, me qëllim që të sigurohet që ky treg funksionon dhe është konkurrues e i lirë, ndërsa Maqedonia e Veriut i përmbahet dispozitave për borxhin publik, siç parashikohen nga kriteret e Mastrihtit.

Autorët gjithashtu rekomandojnë avancimin e luftës kundër kapitalit korroziv në nivel rajonal, ndërsa qeveria në të ardhmen të shmangë nënshkrimin e arranzhmaneve financiare nga kreditorët e jashtëm që kufizojnë procedurat për prokurimin konkurrues. Për më tepër, Parlamenti i RMV-së rekomandohet të kryejë mbikëqyrje të thelluar, kur në të ardhmen do të mbërrinin zgjidhje ligjore për borxhin financiar të vendit.

Ndër rekomandimet më të rëndësishme, studiuesit e Societas Civilis besojnë se Kuvendi duhet të mbajë debatet publike dhe mbikëqyrëse për të marrë informacionin e nevojshëm, përfshirë edhe mendimet e ekspertëve të pavarur, përpara se të ratifikojë marrëveshjet ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, duhet të vendoset bashkëpunim i ngushtë me Komisionin shtetëror për parandalim të korrupsionit për të ulur rreziqet e abuzimit me detyrën duke këshilluar deputetët dhe duke mbrojtur legjislacionin dhe politikat nga korrupsioni, por edhe për të vendosur bashkëpunim me institucionet e hetimit financiar, përfshirë autoritetet tatimore, policia dhe inteligjenca për të hetuar pasuritë e zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar të përfshirë drejtpërdrejt në lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare të këtij lloji dhe madhësie.

Përndryshe për ndërtimin e autostradave kineze po zhvillohet një lëndë në gjykatë me emrin “Trajektorja”. Për të dyshuarin e parë, Nikolla Gruevski, lënda u vjetrua dhe ai ishte i akuzua për marrjen të shpërblimit të paligjshëm për ndikim në çështjen “Trajektorja”. Në këtë lëndë të akuzuar janë edhe ish ministrat Vlladimir Peshevski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore Lupço Georgievski për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare. Gjykimi për tre të pandehurit vazhdon, ndërsa vjetrimi i krimit do të ndodhte në tetor të vitit 2023.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button