Pas dorëheqjes së Janushevit, Gjorgjija Sajkoski u emërua sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, në seancën e mbajtur sonte, me propozim të kryetarit Hristijan Mickoski, u zgjodh sekretari i ri i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski, njofton Portalb.mk.

Sajkoski vjen në këtë pozitë, pasi që paraprakisht, u largua Igor Janushev.

Ashtu siç kumtojnë nga VMRO-DPMNE, Gjorgjija Sajkoski, i cili ka lindur në Kërçovë, është doktor i shkencave historike, anëtar shumëvjeçar i partisë dhe deputet në përbërjen aktuale.

Gjorgjija Sajkoski ka qenë kryetar i Këshillit të Komunës së Kërçovës në mandatin 2009-2013, zëvendësministër i Vetëqeverisjes Lokale dhe drejtor i NP “Studençica”. Ai ka kryer disa funksione në parti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button