fbpx

Lista të hapura për këshilltarë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, paralajmëroi Milevski

Pas Ministrit të Drejtësisë, sot edhe ministri për vetëqeverisje lokale informoi se po përgatiten ndryshime në modelin për zgjedhjen e këshilltarëve, ndoshta si një “uverturë” për ndërrimin e modelit zgjedhor për deputetë, njofton Portalb.mk.

Këshilltarët e rinj në komunat në vend, të cilët do të zgjidhen në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm, ndoshta do të jenë kandidatë në të ashtuquajturën lista të hapura, ku votuesit, përveç partisë, do të jenë në gjendje të rrethojnë edhe emrin e kandidatit/ëve nga lista që ata do ta zgjedhin.

Pas ministrit të drejtësisë Bojan Mariçiq, sot ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski informoi se po përgatiten ndryshime në modelin për zgjedhjen e këshilltarëve.

“Diçka e rëndësishme që po e bëjmë me Ministrinë e drejtësisë” tha Milevski në një konferencë për shtyp, është lista e hapur e këshilltarëve, me çka do t’i japim një shtysë tjetër llogaridhënies dhe kontrollit më të madh nga qytetarët.

“Kështu, do të mundësojmë zgjedhjen e këshilltarëve të cilët do të jenë nga qytetarët dhe do të punojnë për qytetarët. Ne presim që të gjitha këto procese të ndodhin gjatë vitit të ardhshëm dhe shpresoj se në atë mënyrë do të konfirmohet mandati i ri i këshilltarëve në 2021, të cilët, praktikisht, me buxhetin nga 2022 do të fillojnë të punojnë me kompetencat e reja”, tha Milevski duke folur edhe për procesin e decentralizimit të komunave.

Mariçiq para pak kohësh deklaroi se listat e hapura të këshilltarëve në zgjedhjet e ardhshme lokale do të ishin një hap përpara drejt realizimit të përpjekjeve për të ndryshuar modelin zgjedhor dhe për të futur një zonë elektorale të vetme për zgjedhjet parlamentare.

Sipas VMRO-DPMNE, propozimet për një zonë elektorale dhe për listat e hapura dhe zgjedhjet parlamentare mund të jenë një bazë solide për bisedime të mëtejshme për të ndryshuar modelin zgjedhor.

Sa i përket decentralizimit, Milevski në konferencën e sotme për shtyp tha se kjo nuk varet vetëm nga departamenti i tij sepse, siç theksoi ai, nuk është vetëm një ligj, kështu që, sipas tij, është vendim politik i Qeverisë. Milevski theksoi se gjithçka që ata planifikojnë të bëjnë rreth decentralizimit duhet të kompletohet nga zgjedhjet lokale, në mënyrë që përbërja e re e qeverisjes lokale të funksionojë me kompetenca të rritura. Ai shtoi se zbatimi i ligjit të decentralizimit do të nënkuptojë më shumë para për komunat nga TVSH dhe nga të ardhurat personale.

Sipas Milevskit, zgjedhjet lokale shtesë për kryetar të Komunës në Shtip duhet të mbahen në mes të dhjetorit, pra më 13 dhjetor, në mënyrë që raundi i dytë përfundimtar të jetë në 27 dhjetor, pasi Bllagoja Boçvarski u zgjodh ministër i transportit dhe lidhjeve. Zgjedhjet për kryetarin e ri të Pllasnicës për pjesën tjetër të mandatit (më pak se një vit) duhet të mbahen brenda të njëjtit afate (pas më pak se një viti), pasi Ismail Jahovski u bë deputet.

“Në përputhje me afatet ligjore, e informuam Qeverinë dhe dhamë një draft-vendim për të konstatuar përfundimin e mandatit të Boçvarskit. Qeveria e ka shqyrtuar kërkesën tonë dhe pranoi vendimin, kështu që unë supozoj se ajo sot do të arrijë te kryetari i parlamentit sot, i cili duhet të shpallë zgjedhjet”, shpjegoi Milevski.

Ai i bën thirrje KSHZ-së për të përcaktuar nëse ekziston mundësia ligjore që zgjedhjet shtesë për kryetarët e komunave të mbahen sipas afateve të shkurtuara.

“Ne besojmë se KSHZ-ja duhet të rilexojë ligjin dhe nëse gjen mundësinë më të vogël, pasi kemi zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe presidenciale, ta bëjmë këtë në bazë të afateve të shkurtuara, në mënyrë që qytetarët të mos votojnë para Vitit të Ri, në atë periudhë dimri” tha Milevski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close