Prej 5 tetorit, përsëri gjendje e jashtëzakonshme për shkak Kovid-19 në Çeki

Roman Prymula, ministri i shëndetësisë në Republikën e Çekisë ka raportuar që nga 5 tetori do të kthehen gjendja e jashtëzakonshme në vend.

Prymula sqaroi se do të ketë edhe mbyllje të shkollave të mesme, si dhe kufizime në numrin e personave në organizime.

Në hapësirat e brendshme, numri i personave lejohet të jetë deri në 20, ndërsa në hapësirat e mbyllura deri në 10 persona. Gjithashtu u paralajmëruan kufizime edhe në disa aktivitete kulturore.

Ndryshe, këtë muaj ministri i Shëndetësisë në Republikën Çeke, Adam Vojtech, kishte dorëzuar dorëheqjen e tij te kryeministri Andrej Babis. Dorëheqja erdhi pas kritikave në rritje për trajtimin e pandemisë së koronavirusit në Çeki, ku numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm.

Gjatë mesit të muajit shtator, republika Çeke ka raportuar për herë të parë mbi 2,000 persona të infektuar me koronavirus brenda një dite. Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka regjistruar 2,139 raste të reja me koronavirus të mërkurën, për dallim nga 1,675 raste një ditë më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button