RMV, Profesorët universitar kërkojnë rrogë dhe transparencë më të madhe financiare

Sindikata e pavarur akademike (SPAk) në kuadër hulumtimit për të punësuarit në arsimin e lartë dhe institucionet shkencore në Maqedoninë e Veriut, vlerëson se ekziston problem sistematik financiar në arsimin e lartë, transmeton Portalb.mk. Profesorët e anketuar vlerësojnë se rrogat në arsimin e lartë duhet të jenë më larta, derisa motiv të vetëm e vlerësojnë studentin.

“Hulumtimi tregoi se ekziston një nevojë e veçantë për vendosjen e transparencës reale nga Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) në lidhje me financimin e arsimit të lartë dhe shkencës. Kërkohet trajtim i duhur i punonjësve në arsimin e lartë dhe shkencë, derisa qëllimi i shtetit është zhvillimi i arsimit të lartë dhe shkencës dhe përparimi i shtetit me plot kuptimin e fjalës”, raportojnë nga nga SPAk.

Ky hulumtim u realizuar në kuadër të projektit  “Transparenca Financiare dhe Llogaridhënia në Arsimin e Lartë dhe Shkencës në RMV” të udhëhequr nga Sindikata e Pavarur Akademike dhe e financuar nga FSHHM-ja.

Raportohet se mbi 120 nga 200 të anketuar, përkatësisht mbi 50 për qind kanë pagë 30-45 mijë denarë dhe 40 tjerë nga 45 në 60 mijë. Më pak se 40 e të anketuar e kanë 20-30 mijë denarë, ndërsa një numër më i vogël i të anketuarve kanë mbi një mijë euro, pra mbi 60 mijë denarë.

Të pyetur se sa mendojnë se duhet të jetë paga bazë, shumica e të anketuarve mendojnë se paga mesatare duhet të jetë mbi 65 mijë denarë.

“Si SPAk besojmë se këto hulumtime do të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes në arsimin e lartë, me qëllim projektimin financiar detal dhe të qartë për zhvillimin e arsimit të lartë, vlerësimin e duhur të punës akademike, arsimin e lartë falas, sigurimin e mjeteve financiar për publikime, pajisje, hulumtime, punësimin e kuadrit të ri, që të mos ik kuadri profesional jashtë, si dhe për ngritjen e kritereve për regjistrim dhe diplomim në fakultetet me qëllim prodhimin e kuadrit profesional cilësor”, raportojnë nga Sindikata.

Hulumtimi thekson se ka një ndryshim interesant ndërmjet shumës së mjeteve që Qeveria alokon nga buxheti për paga dhe shumës së rrogës nga njëra anë, dhe shumës që duhet të marrë një profesor universitar në muaj, sipas të anketuarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button