RMV, mbi 180 mijë pensionistë deri në fund të vitit mund të shfrytëzojnë rreth 200 euro subvencione

Pensionistët e Maqedonisë së Veriut që marrin pensione më të ulëta se 15 mijë denarë, për dy muaj do të marrin kartela në vlerë prej 6 mijë denarëve, si masë e Qeverisë kundër krizës së shkaktuar nga Kovid-19, transmeton Portalb.mk. Kartelat do të shfrytëzohen për të blerë produkte vendore deri në fund të vitit.

Mbi 182 mijë pensionistë pritet të shfrytëzojnë këtë të masë në Maqedoninë e Veriut.

Nenad Markoviq, profesori universitar për REL thekson se kjo është një mekanizëm për të fituar ‘simpatinë e pensionistëve’, si një trup i madh votues.

“Këtu ka dhe një dimension praktik, pensionistët paraqesin një trup të madh elektoral, votat e të cilëve janë vendimtare për fitoren e njërit apo opsionit tjetër politik. Prandaj çdo qeveri, e cila në një mënyrë ose tjetër synon të fitojë simpatinë e pensionistëve, pasi ata paraqesin një trup shumë të rëndësishëm elektoral”, deklaroi Markoviq.

Dance Daskallovska nga Shoqata e pensionistëve vlerësoi se kartelat do të ndihmojnë mbushjen e frigoriferit të familjes. Ndërsa ligjëruesit universitar, Bashkim Selmani, theksoi se Qeveria duhet të krijojë kushte që fëmijët e tyre të jenë të pavarur, dhe jo të varur nga këto ndihma.

Ndryshe, për dy muaj apo nga mesi i muajit nëntor bankat do të dorëzojnë kartelat qytetarëve të cilët bëjnë pjesë në ndonjërën prej kategorive dhe ju takon kartela “blej të vendit” prej 6.000 denarësh. Listat do të publikohen në mes të tetorit, ndërkaq paratë me siguri do të duhet të harxhohen deri në fund të vitit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button