Avokati Gashi dhe sekretarin i OVL-UÇK-së morën ftesë nga Specialja, ata e refuzuan ftesën

Tom Gashi, avokati i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-ës ka raportuar se ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale, ftesë që paralajmëroi se do ta refuzojë, transmeton Portalb.mk.

“Para pak qastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoj që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushē Kosovë së bashku me Faton Klinakun”, deklaroi Gashi.

Ai deklaroi se edhe Klinaku, sikurse të arrestuarit e mëparshëm, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, nuk e njohin Gjykatën Speciale.

“Unë kësaj thirrje nuk do ti pergjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, deklaroi Gashi.

Sipas tij, do të ketë ‘arrestime të reja nga Gjykata Special’.

“Tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe don te arrestoj edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së”, deklaroi Gashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button