Rasti “Target-Fortesa” – dëshmitarët e përgjuar kërkojnë miliona euro dëmshpërblim

Sot në Gjykatën Penale të Shkupit ka vazhduar gjykimi për rastin “Target-Fortesa” për përgjimin e paligjshëm në periudhën prej vitit 2008-të deri në vitin 2015-të. Për përgjimin e paligjshëm ndaj katër mijë numrave telefonik, të akuzuar janë ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të arratisurit Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, por edhe disa të punësuar në ish DSK-në, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme kanë dëshmuar, politikanë, biznesmenë, avokatë, gazetarë, të cilët janë përgjuar dhe të cilët kërkojnë shuma milionëshe si dëmshpërblim për shkak të pasojave financiare nga bisedat e përgjuara.

Drejtori ekzekutiv i Bankës Komerciale, Hari Kostov, si një prej dëshmitarëve në “Target-Fortesa”, tha se personalisht nuk ndjehet i dëmtuar, por tregoi për mundësinë e dëmit ndaj kompanive me të cilat ka bashkëpunuar banka, derisa Policia Financiare ia ka dëgjuar bisedat.

“Nuk do të kërkoj dëmshpërblim për përgjimin e paligjshëm të numrave të mi të telefonit, nëse dëmin duhet ta paguajë shteti. Por, nëse konstatohet se cili është kryesori në këtë përgjim, do të kërkoj dëmshpërblim dhe do ta dhuroj për qëllime bamirëse. Ai që i ka përgjuar bisedat, ka mundur që informatat t’i japë në ndonjë prej kompanive konkurruese”, tha Kostov.

Disa prej dëshmitarëve në "Target-Fortesa"

Pronari i Kompanisë “Euroaktiva”, Nuhi Aliu, theksoi se dëmi që i është shkaktuar është mbi 10 milionë euro.

“Në vitin 2012-të isha pjesë e një procesi të montuar kundër ndërmarrjes sime, me qëllim që të dëmtohem. Dyshimi doli nga mënyra se si është kryer kontrolli, me hermelinë dhe policë me pushka automatike. Në PSP për këtë rast kam dhënë dëshmi tre orë. Dëmi im është shumë i madh dhe nuk mund të paguhet me para”, tha Aliu.

Dëshmoi edhe ish shefi i Policisë Sekrete, Sllobodan Bogoevski, i cili theksoi se në periudhën derisa ka zgjatur përgjimi, prej vitit 2008 deri në vitin 2015-të, ka punuar në ndërmarrje private si konsulent.

“Nga të punësuarit në DSK u paralajmërova se komunikimet po ndiqen, por edhe se fizikisht ndiqem kudo që të shkoj dhe me kë bisedoj. Prej vitit 2009-të mora informatë se ilegalisht janë kërkuar edhe masa të veçanta hetuese kundër meje”, tha Bogoevski.

Gordana Jankullovska
Gordana Jankullovska

Ai shtoi se ndjekja e komunikimeve është shfrytëzuar që të montohet rast policor kundër tij dhe kundër disa personave të tjerë.

“Në mënyrë të paligjshme isha në paraburgim tetë muaj. Dhe sot i vuaj pasojat nga vendimet e gjykatës pas urdhrit të Mijallkovit. Shumë aktgjykime janë të plotfuqishme, ashtu siç është e imja, por janë të bazuara në përgjimet e paligjshme. Kërkoj dëmshpërblim për dëm material prej 1 milioni euro”, tha Bogoevski.

Edhe Snezhana Jovanovska-Trajkovska, pronar dhe themelues i agjencisë “Orfej”, theksoi si dëshmitar se nga viti 2008-të deri në vitin 2015-të ka qenë e përgjuar dhe deri te PSP ka kërkuar kërkesë me shkrim për atë.

“E dija që më përgjojnë pasi që mi kanë shfuqizuar të gjitha tenderët. Përballja ishte institucionale, kundër meje dhe brendit “Orfej”. Kërkoj dëmshpërblim prej 3 milionë eurove”, tha ajo.

Sasho Mijallkov
Sasho Mijallkov

Se ka qenë i përgjuar ilegalisht dhe për atë ka dorëzuar kërkesë deri te PSP për kontroll, theksoi edhe dëshmitari Gjakush Kabashi, i punësuar në Zyrën e Këshillit të Evropës në Shkup, i cili tha se ka marrë përgjigje nga PSP se telefoni i është përgjuar 1.267 ditë.

“Kërkoj dëmshpërblim në këtë lëndë”, theksoi dëshmitari Kabashi.

Avokati Xconko Davidoviq, dëshmitar në procedurë tha se me kërkesë të tij, pas “bombave” të publikuara, ka dorëzuar kërkesë për informim nëse telefoni i tij është përgjuar dhe nëse Zyra e Avokatëve është përgjuar.

“I pash transkriptuat e mia në lëndën “Likiudimi”. Ndjehem i dëmtuar dhe do të kërkoj dëmshpërblim në procedurë civile”, theksoi Davidoviq.

Gordana Jankullovska
Gordana Jankullovska

I dëmtuari Vllatko Stefanovski nga Shkupi, i punësuar në agjencinë private për sigurim si menaxher, gjithashtu kërkoi se do të kërkojë dëmshpërblim në procedurë civile, për shkak se janë përgjuar bisedat e tij telefonike.

Ish shefi i Kundërzbulimit Ushtarak, Vlladimir Pivovarov, tani i punësuar në Qeveri, tha se PSP ka konstatuar se i është përgjuar numri i tij privat.

“Dëmshpërblim nuk kërkoj nga Buxheti i shtetit, por nga kryerësit e kësaj vepre penale”, tha ai.

Procesi gjyqësor për lëndën “Target Fortesa” filloi nga fundi i vitit 2017-të. Lëndën e udhëheqë gjykatësja Xheneta Begtoviq.

Prokurorë janë ish prokurorët e PSP-së, Trajçe Pelivanov, Artan Ajro dhe Lençe Risteska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button