14 sugjerimet e koalicionit ASH-AA për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (VIDEO)

Përmes një konferencë për shtyp nga koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kritikuan ashpër formën dhe strategjinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për mbajtjen e procesit arsimor, që zyrtarisht është paraparë të filloje nesër. Ata kanë gjithsej 11 sugjërime për institucionet kompetente në lidhje me këtë, shkruan Portalb.mk.

Nga ky koalicion potencuan se pa aftësinë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës e kanë vërejtur që nga fillimi i pandemisë, kur siç thonë ata, nga kjo ministri ishin pa plan për organizimin e mësimit por megjithatë, janë përmbajtur nga kritikat për të ju dhënë hapësirë për përmirësim, gjë që sipas ASH-AA, nuk ka ndodhur.

“Kur në mars të këtij viti u përballëm për herë të parë për të zbatuar sistemin arsimor në distancë, ne ishim dëshmitarë të shumë lëshimeve dhe mangësive në procesin mësimor por edhe të pa aftësisë së Ministrisë së Arsimit dhe BZHA për këtë mënyrë të organizimit të mësimit .

Në atë kohë, profesionistet e fushës u përmbajtën nga kritikat ndaj institucioneve shtetërore dhe dhëne hapësirë ​​për të lëvizur gjërat dhe secili në mënyrën e vet u përpoq të kontribuonte në këtë proces.

Ne atë kohe shpresat ishin të mëdha se të gjithë palët e interesuara do të konsultoheshin dhe do të gjendej një zgjidhje e shpejtë duke krijuar një platformë nacionale për mësimin në distancë, e cila fatkeqësisht nuk u realizua.

Përveç faktit që gjërat nuk lëvizën në atë drejtim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i la mësimdhënësit të papërgatitur dhe pa mbështetjen e duhur, pa udhëzimet themelore për kryerjen e mësimit në distancë, për të mos përmendur kriteret dhe udhëzimet për vlerësimin e arritjeve të nxënësve.

Sidoqoftë, edhe pas një debakulli të tillë, megjithatë, ne menduam se udhëheqësja e re në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, e mësuar nga dështimi dhe veprimet e udhëheqjes së mëparshme, do të merrte hapa të shëndoshë, thelbësorë dhe gjithëpërfshirës për të krijuar një ekosistem të tërë të mësimit në distancë që përfshin të gjithë publikun profesional por edhe një herë u zhgënjyem dhe pritjet tona nuk u realizuan” theksoi në mes të tjerash Azir Aliu nga koalicioni ASH-AA.

Ndërkaq, nga ky koalicion kanë gjithsej 11 propozime për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në lidhje me mbajtjen e procesit arsimor nga distanca, duke filluar nga nesër, respektivisht me datë 1 tetor, sugjërimet e këtij koalicioni janë si vijon:

  1. Zgjidhje reale me te gjithë performancat e nevojshme për mësimin në distancë
  2. Krijimi i një strategjie nacionale për arsimin në distancë dhe krijimi i shtabit te krizës i destinuar vetëm për monitorimin dhe krijimin e protokolleve gjatë mësimit në distance. Shtabi te jete i përbërë nga ekspertë nga MASH, MPPS, MSH Shëndetësi, BZHA, Universitete, OJQ dhe qendra për edukim joformal që do të reagojë në kohë reale për të eliminuar mangësitë në procesin arsimor duke krijuar një plan dhe program afatshkurtër dhe afatgjatë për të dy proceset arsimore dhe ngritjen e vetëdijes për pasojat e mundshme gjatë pandemisë dhe zvogëlimin e rreziqeve gjatë procesit arsimor.
  3. Qasja modulare, mësimdhënia të organizohet në mënyrë modulare e cila do të kontribuojë në përmirësimin e procesit mësimor dhe do te përmirësoj interaktivitetitn.
  4. Protokollet e qarta të mësimdhënies dhe vlerësimit të përshtatshme për mësimin dhe vlerësimin në distancë, por jo uniforme, por të ndara për secilën klasë
  5. Trajnime për arsimtaret,nxënësit dhe prindërit në lidhje me platformën, rregullat dhe protokollet
  6. Të organizohen leksione edukative për prindërit, mësuesit dhe nxënësit me tema mbi Ergonominë dhe rregullat për të punuar para kompjuterit dhe tema që lidhen me deformimet kurrizore – Skolioza dhe Kyfoza.
  7. Familjet me te ardhura minimale të jenë pjesë e masave qeveritare dhe të mbështeten me fonde për blerjen e IT pajisjeve dhe infrastrukturës së përshtatshme për mësimin në distancë
  8. Te blihen me urgjencë laptopë për secilin mësues, mikrofona, tableta grafike dhe një paketë të përshtatshme interneti për mësimin normal dhe te standardizua në distancë.
  9. Për mësuesit që do të mbajnë mësim ne shkolle ne kërkojmë të marrim fonde shtesë për ate qe do te jene te ekspozuar ndaj rreziqeve shtesë
  10. Trajnime për aftësi per pune ne kompjuter për çdo familje që ka një nxenes në mënyrë që të jenë në gjendje të mbështesë në mënyrë adekuate fëmijët e tyre në procesin arsimor.
  11. Të gjithë nxënësit duhet të kenë materiale në gjuhën e tyre amtare në mënyrë që të mos ndihen të diskriminuar.
  12. Krijimi i protokolleve të qarta për një sistem të notave të kombinuara me mundësinë e notave numerike dhe përshkruese.
  13. Të përfshijë të gjithë universitetet e vendit tonë dhe të gjithë ekspertet nga të gjitha fushat në mënyrë që të bëhet një platformë e vërtetë kombëtare me të gjitha performancat si nga pikëpamja teknike ashtu edhe nga aspekti i metodologjisë dhe pedagogjisë.
  14. Te Krijohen ose përshtaten materiale multimediale për te gjitha kurrikulat.

Ndryshe, fillimi i vitit shkollor 2020-2021 është paraparë që zyrtarisht të filloje nesër, respektivisht me datë 1 tetor edhe atë nga distanca përmes Platformës Nacionale për mësim nga distanca. Ditëve të fundit ka pasur ankesa si nga nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit për atë se a do të kenë të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces qasje deri te mjetet e nevojshme apo jo.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button