fbpx

Numri i aksidenteve hekurudhore po ulet, udhëtimi me tren është më i sigurti për qytetarët (Infografik)

Pavarësisht vështirësive financiare me të cilat përballet hekurudha dhe investimet e vogla në afat të gjatë, treni ka qenë mjeti më i sigurt i transportit në vend vitin e kaluar. Asnjë udhëtar nuk është regjistruar në bilancin e aksidenteve hekurudhore që kanë ndodhur në vendin tonë. Në vitin 2019, ka pas gjithsej 81 ngjarje ë jashtëzakonshme në transportin hekurudhor, në të cilin kanë vdekur 4 persona, janë plagosur 15 persona, tregon Raporti vjetor për funksionimin e Ndërmarrjes publike për infrastrukturë hekurudhore të RMV-së për vitin 2019, shkruan Meta.mk.

Nga këto, gjithsej 31 ngjarje të jashtëzakonshme janë evidentuar si incidente, ndërsa vitin e kaluar ka pas gjithsej 50 aksidente hekurudhore në të gjithë vendin, katër prej të cilave janë evidentuar në kategorinë e “aksidenteve të rënda”. Këto shifra vlejnë si për trafikun e udhëtarëve ashtu edhe për transportin hekurudhor të mallrave.

Megjithatë, të dhënat statistikore tregojnë se nuk ka viktima të udhëtarëve që e përdorin trenin si mjet transporti. Ndërsa vitin e kaluar, si në vitet e mëparshme, janë regjistruar presona të lënduar në mesin e punëtorëve hekurudhor, thonë të dhënat e Entit shtetëror statistikor dhe NP për infrastrukturë hekurudhore.

Shifrat zyrtare tregojnë se 79 njerëz kanë vdekur ndërsa 157 janë plagosur rëndë në aksidente me tren që kanë ndodhur midis vitit 2011 dhe 2019. Sidoqoftë, ky bilanc është kryesisht për shkak të përplasjeve të trenave me automjete në kalimet rrugore dhe përgjatë hekurudhave, si dhe përplasjes së qytetarëve që kanë lëvizur pa autorizim në hekurudha. Pikërisht rastet e tilla janë mbizotëruese në aksidentet hekurudhore, e të cilat ndodhin kryesisht si rezultat i mosrespektimit të rregullave të trafikut nga shoferët dhe këmbësorët.

Përkundër shifrave pozitive për sa i përket sigurisë së trafikut, trafiku hekurudhor i udhëtarëve është në rënie të vazhdueshme sa i përket numrit të udhëtarëve dhe trenave në vendin tonë. Vitin e kaluar, kishte vetëm 16 palë trena që janë nisur nga stacioni hekurudhor i Shkupit, ndërsa me tren në linjat e brendshme dhe ndërkombëtare në vitin 2019 janë transportuar 549.000 udhëtarë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close