Qeveria mori vendim që të fillojnë me punë qendrat ditore për personat me nevoja të veçanta dhe këndet e lojërave

Qeveria në seancën e sotme ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që të fillojnë me punë qendrat ditore për personat me nevoja të veçanta, me respektimin e masave dhe protokollit për punë në kushte të epidemisë me Covid-19, njofton Portalb.mk.

Në seansën e sotme është miratuar edhe protokoli për punë të këndeve për lojëra në kushte të epidemisë me Covid – 19 dhe rekomadohet respektim strikt i masave për parandalim të përhapjes së Covid – 19. Përgjegjësia për zbatimin e plotë të dispozitave të protokollit është detyrim i kryerësve të veprimtarisë.

Qeveria gjithashtu miratoi raportin e komisionit që të jepet pajtueshmëri për organizimin e mësimit me presence fizike në shkolla për kërkesat e themeluesve të dorëzuara në periudhën prej 25.09.2020 deri më 29.09.2020, informuar nga Qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button