fbpx

Organizatorët e protestave zhvilluan takim me ASH&AA dhe BDI-në, dështoi me LSDM-në

Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike protestojnë prej muajit gusht, ndërsa prej fillimit të muajit shtator kërkojnë takim me grupet parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, sot raportojnë se kanë zhvilluar takim me koalicioin Aleanca për Shqiptarët-Alternativa dhe BDI-në, transmeton Portalb.mk.

“Pas ftesave nga grupet parlamentare, sot si Trup Kordinues i Protestave zhvilluam takime me kordinatorët e grupeve parlamentare të ASH&AA (ora 13:00) dhe BDI-së (ora 15:00) pranë zyrave të tyre respektive brenda Kuvendit, të cilat rezultuan shumë të suksesshme”, deklaroi Krenar Osmani, njëri nga organizatorët e protestave.

Ai sqaroi se në dy takimet morën mbështetje të “parezervë në të gjitha kërkesat tona”.

“Na u kërkua 1 javë kohë për konsulltime në lidhje me kërkesat dhe mënyrën e implementimit të tyre”, shprehet Osmani.

Në njoftim, sqarohet se LSDM-ja në momentet e fundit ka anuluar takimin.

“LSDM-ja edhe përkundër ftesës nga vet ata në momentin e fundit na e anuloi takimin pa asnjë sqarim?!”, thuhet në njoftim, duke u premtuar se protestat kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojnë.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike. Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close