fbpx

Zaev: Qasja deri tek informacionet në kohë krize shpëton jetë

Këtë vit, Dita ndërkombëtare e të drejtës për qasje në informacione me karakter publik, KB dhe UNESCO ia kanë kushtuar realizimit të kësaj të drejte në kohë krizash dhe në kushte kur plotësohen të gjitha garancitë kushtetuese dhe ligjore për këtë të drejtë në shoqëritë demokratike, ka shkruar Kryeministri Zoran Zaev në Facebook profilin e tij me rastin e Ditës ndërkombëtare për të drejtën e qasjes në informacione me karakter publik.

“Të vetëdijshëm se qasja në informacione shpëton jetë në kohë krize, Qeveria I ka ndjekur parimet e hapjes së institucioneve, transparencën dhe komunikimin për çështjet dhe masat më të rëndësishme në trajtimin e kovid-19 me interes për qytetarët. Gjëja më e rëndësishme është që qasja në informacione, qasja transparente që Qeveria e shfaq gjatë krizës, ndërton besimin midis qytetarëve dhe institucioneve që u shërbejnë atyre. Sot, çdo informacion i verifikuar dhe i besueshëm në lidhje me trajtimin e pasojave shëndetësore dhe ekonomike nga Kovid-19 janë një klikim larg çdo qytetari në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Zaevi.

Ai shtoi se “angazhimet strategjike për qasje në informacion, transparencë dhe komunikim përfshinin konferenca të rregullta për shtyp, fillimisht dy ose tre në ditë, në të cilat media dhe qytetarët, drejtpërdrejt në internet, ose përmes mediave elektronike tradicionale, ishin rregullisht të informuar dhe në kontakt me ekspertë, me përfaqësues të autorizuar politikë nga institucionet më të rëndësishme kompetente “.

“Ngjarjet e mediave të qeverisë qendrore janë dygjuhëshe dhe ne kemi siguruar përfshirje shtesë duke përfshirë përkthyes të gjuhës së shenjave, ndërsa mesazhet kryesore për mbrojtjen themelore kundër koronavirusit janë përkthyer në 6 gjuhë të pakicave. Për të siguruar qasje të gjerë në informacione të rëndësishëm për qytetarët, krijuam një ueb-faqe të veçantë që i përmban të gjitha informacionet në lidhje me kovid-19 dhe të gjitha masat që shteti po ndërmerr në luftën kundër virusit, ndërsa për masat ekonomike kemi aplikuar një vegël të veçantë kërkimi. Qasja plotësuese në informacionet më të rëndësishëm u mundësuan nga aplikacionet Viber, si dhe ueb-faqet e posaçme për disa nga masat qeveritare i https://domasiedoma.gov.mk и https://kupuvamdomasno.gov.mk/mk/. E gjithë kjo u arrit sepse Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore në fillim të krizës shëndetësore me koronavirus, pranoi se një nga detyrat më të rëndësishme para saj është qasja e hapur në informacione dhe informimi me kohë, i vazhdueshëm dhe i besueshëm për të mbrojtur shëndetin publik dhe shëndetin e çdo qytetari në vend”, ka shtuar Zaev.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close