fbpx

Takimi Osmani – Varhejl: Qeveria e re mbetet e përkushtuar në përmbushjen e agjendës evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, gjatë vizitës së tij të punës në Bruksel, realizoi takim me Komisionerin Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Oliver Várhelyi. Gjatë takimit, Osmani theksoi se, Qeveria e re mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj agjendës së reformave dhe integrimit evropian, me impuls shtesë dhe pro aktivitet rreth zhvillimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si një vlerë thelbësore shtesë në zhvillimin e stabilitetit rajonal, raporton Portalb.mk.

Përbërja e re Parlamentare, siç u shpreh ai,  mban shenjën evropiane, ndaj pret vazhdimësi në zbatimin e reformave, tha Osmani, duke vënë në dukje pritjet e mëdha në vend nga presidenca gjermane, në drejtim të kompletimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ju siguroj që jo vetëm procesi i reformës, por edhe Qeveria e re do të shfrytëzojë periudhën e ardhshme për të finalizuar gatishmërinë administrativo-teknike dhe politike në vend, për të filluar negociatat, përmes finalizimit me kohë të strukturës negociuese, të harmonizuar sipas parimeve të Metodologjisë së re, duke zbatuar natyrisht edhe grupimin e ri sipas kapitujve”, njoftuan nga MPJ.

Ndërkohë, eurokomesari Várhelyi informoi se Komisioni Evropian së shpejti do të publikojë pakon e rregullt të zgjerimit së bashku me raportet vjetore për vendet në proces të stabilizim dhe asociimit me BE-në. Në mënyrë plotësuese u paralajmërua edhe publikimi i Programit për Investime Ekonomike të KE-së, për rajonin e Ballkanit Perëndimor, për çka do të parashihen fonde të konsiderueshme në formë të granteve dhe huave për zbatim të projekteve të infrastrukturës në fushën e transportit dhe të konektimit energjetik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo do të jetë mbështetje e fuqishme nga ana e BE-së për përforcimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunim i avancuar rajonal dhe përforcim i konektimit me BE-në.

Temë e takimit ishin edhe iniciativat e Procesit të Berlinit, veçanërisht në kuadër të bashkë-kryesimit të Samitit nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Bullgarisë, të planifikuar më 10 nëntor, në Sofje.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close