fbpx

RMV, ja cilët janë televizionet që kanë më shumë të hyra (Infografik)

Të ardhurat totale të stacioneve radiotelevizive të Maqedonisë në vitin 2019 kanë qenë rreth 39,5 milionë euro, thotë Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele për vitin 2019.  Prej tyre, shumicën e të ardhurave e kanë gjeneruar televizionet komerciale që transmetojnë programe në nivel kombëtar, si dhe nga Radio-Televizioni i Maqedonisë si shërbim radiodifuziv publik.

Të ardhurat e RTM-së vitin e kaluar u rrumbullakuan në 15.1 milionë euro, ose 2.24 % më pak se në 2018. ASHMAV ka përllogaritur që servisi publik vitin e kaluar ka marrë rreth 3,7 milionë euro më pak se shuma e përcaktuar ligjërisht që shteti është dashur të kishte transferuar në RTM në vitin 2019, në përputhje me Ligjin për shërbime mediatike audio dhe Audiovizuele.

“Agjencia disa herë deri tani ka theksuar se problem serioz është se në të njëjtën kohë nuk janë dhënë fonde të mjaftueshme nga burime të tjera, përkatësisht nga buxheti i shtetit, që servisi publik të jetë në gjendje të përmbushë plotësisht funksionet e tij”, thuhet në analizën e ASHMAV.

Në analizën e publikuar thuhet se RTM e ka përfunduar punën e vet në vitin 2019 me një humbje prej mbi 8,5 milionë euro.

Më tej theksohet se humbje në operacionet e tyre financiare kanë pas edhe disa nga televizionet komerciale. Midis pesë televizioneve tokësore që transmetojnë në nivel kombëtar, rezultat negativ financiar prej rreth 355,000 euro ka shënuar TV Telma. Te televizionet satelitore, 24 News vitin e kaluar ka pas humbje prej rreth 138.000 euro, ndërsa Nasha TV ka realizuar rezultat financiar negativ prej më pak se 2.000 euro.

Humbjen më të madhe nga operacionet e saj vitin e kaluar ka pësuar Kompania TV 21-M, rezultati negativ financiar i së cilës ka arritur 515.000 euro. TV Sonce me gati 250.000 euro, si dhe TV Klan me rreth 187.000 euro humbje.

Përkundër humbjeve të tilla në disa prej televizioneve që transmetojnë programe në nivel kombëtar, televizionet më të mëdha nuk mund të ankohen për të ardhurat e realizuara vitin e kaluar, por edhe nga fitimi që ata fituan gjatë funksionimit të tyre. Për herë të parë në tre vjet, televizionet tokësore në të gjithë vendin i kanë rritur të ardhurat totale për 5.32 % në krahasim me vitin 2018.

Të ardhurat më të larta vitin e kaluar, në vlerë prej 7.8 milion euro i ka realizuar Sitel TV, pasuar nga Kanal 5 me 3.7 milionë euro, Alsat-M është në pozitën e tretë me të ardhura në vlerë prej rreth 2,6 milionë euro. kështu që këto tre televizione kanë pjesëmarrje të madhe në rritjen e të ardhurave të televizioneve tregtare.

Përkundër kësaj, vitin e kaluar fitimin më i madh në mesin e televizioneve kombëtare në vend e ka realizuar Alfa TV, me fitim prej gati 640.000 euro. Menjëherë pas kësaj, Sitel TV arriti një rezultat financiar pozitiv prej mbi 460.000 euro.

Për sa i përket shikueshmërisë së televizioneve, Analiza e tregut të shërbimeve mediatike audio dhe audiovizuele vë në pah se Sitel ka qenë televizioni më i shikuar në vitin 2019, me një arritje mesatare ditore prej 38.62 % dhe arritje mesatare javore prej 52.78 %. Menjëherë pas Sitel TV është TV Kanal 5, kurse në listë pasojnë Telma dhe Alsat-M. RTM 1, Alfa dhe 24 Vesti kana pas nivele pothuajse identike të shikueshmërisë në vitin 2019.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close