Rasti “Dhuna në Qendër”: Ish kryeministri Gruevski u dënua me një vit e gjysmë burg, dënim me kusht për ish ministrin Janakievski

Gjykata Penale caktoi dënim me burg prej 1 vit e gjysmë për ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ndërsa për ish ministrin Mile Janakievski, dënim me kusht prej një viti, nëse në katër vitet e ardhshme kryen vepër penale.

Po ashtu, janë dënuar edhe pesë personat që janë përndjekur si autor të dhunës nga ana e prokurorëve Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski. Aleksandar Trajkovski dhe Darko Stojçevski janë dënuar me kusht prej 9 muajsh nëse në afat prej tri vitesh kryejnë tjetër vepër penale, ndërsa Daniell Tripunovski, Trajçe Petkovski dhe Igor Boshkoski janë dënuar me 6 muaj me kusht, nëse në dy vitet e ardhshme kryejnë vepër penale. Të gjithë janë dënuar për veprën penale dhunë, njofton Portalb.mk.

Gjykatësi, Dushan Josifov tha se të akuzuarit janë fajtor.

“Si gjykatës u përballa me pengesa, që ishin pasojë që procedura që procedura të zhvillohet deri sot. Pala mbrojtëse shumë herë ka munguar, prokurorët kërkonin prolongim për shkak të sëmundjes, lënda ishte edhe në Këshillin Gjyqësor. Por, edhe përkrah kësaj, marrja në pyetje e dëshmitarëve, dëshmitë, gjykata në afat ligjor me respektimin e të drejtave të palëve ka përfunduar procedurën”, tha Josifov.

Lëndën “Dhuna në Qendër” e ka hapur ish PSP, ndërsa në Gjykatën Penale seancat gjyqësore janë zhvilluar tashmë katër vite.

Të akuzuarit u dënuan për nxitje të dhunës dhe organizim të protestave të dhunshme para hapësirave të Komunës Qendër në vitin 2013, gjatë kohës së seancës së Këshillit, ku u shqyrtonin planet urbanistike. Sipas aktakuzës, protestuesve u është thënë se do të protestojnë për gjoja rrënim të kishës “Shën Konstantini dhe Elena”, e cila është në fazë të ndërtimit në rrugën Makedonia.

E akuzuar në këtë lëndë ishte edhe ish këshilltarja në këtë komunë dhe deputetet, Daniella Rangellova, e cila ishte liruar nga aktakuza gjatë fjalëve përfundimtare.

Gruevski njëkohësisht është amnistuar për lëndën “Dhuna në Qendër” nga ish presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov. Avokati i tij i emëruar sipas detyrës zyrtare pas arratisjes së Gruevski në Hungari, tha para gjykatës se ai  nuk mund të dënohet, duke u thirru në abolimin.

Lexoni më shumë për këtë lëndë duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button