fbpx

Teste të shpejta 15 minutëshe për Kovid-19 do të kemi edhe në RMV thotë ministri i shëndetësisë

Testi i ri duhet të kushtojë rreth pesë dollarë dhe mund të transformojë plotësisht procesin e monitorimit të përhapjes së Covid-19 në vendet më pak të pasura, të cilat kanë  mungesë të punëtorëve shëndetësorë dhe laboratorëve, raporton BBC.

120 milion teste të tilla pritet të prodhohen në gjashtë muajt e ardhshëm, shefi i OBSH-së këtë e quan një “moment historik”.

Këto teste të shpejta për Covid-19 shumë shpejtë pritet të jenë të qasshme edhe në shtetin tonë, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në intervistën e sotme në “Top Tema” në TV Telma, duke potencuar se ata si Ministri planifikojnë avancimin e strategjisë për testim, respektivisht vendosjen e strategjisë për testim të gjerë.

“Muajt e fundit në treg janë të qasshme testet e shpejta për detektimin e virusit (jo të antitrupave). Janë të shpejta dhe për 10-15 minuta e detektojnë atë pa laborator të nevojshëm, pa aparat laboratorik. Do të thotë mostër dhe një pllakë të vogël. Për kohë të shkurtë do të fillojmë me furnizim. Ato teste para se gjithash do të shpërndahen në spitale, dhe në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, me siguri në vendkalimet kufitare. E tërë kjo do të mundësojë rezultat shumë të shpejtë të pacientëve, para se gjithash rastet urgjente, dhe atyre që u nevojitet ndonjë intervenim. Për 15 minuta në vendin e ngjarjes, pa kurrfarë nevoje për ekspertizë të madhe, do të dinë të punësuarit nëse pacienti është pozitiv apo negativ”, tha ministri Filipçe.

Përveç në spitale, ministri Filipçe shtoi se teste të shpejta për Covid-19 do të ketë edhe në vendkalimet kufitare, por para kësaj do të duhet të përgatitet strategji.

Ekspertët paralajmërojnë se në disa vende me nivele të larta infektimi, përfshirë Meksikën dhe Indinë, diapazoni i ulët i testimit maskon shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit.

Testi i ri duhet të jetë “i lehtë për t’u përdorur” dhe rezultatet duhet të jenë gati në 15-30 minuta, në vend të disa ditëve, tha në një konferencë kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebreizus.

Dy kompani farmaceutike, Abbott dhe SD Biosensor, kanë rënë dakord me fondacionin filantropist dhe themeluesin e Microsoft Bill Gates për të prodhuar 120 milion teste, tha shefi i OBSH.

Marrëveshja pritet të mbulojë 133 vende, përfshirë shumë vende të Amerikës së Jugut që aktualisht janë më të prekur nga normat e infeksionit si dhe vdekshmërisë.

“Kjo do të jetë thelbësore për të ndihmuar kapacitetet e tyre të testeve, veçanërisht në zona të vështira për t’u arritur, të cilat nuk kanë laboratorë të mjaftueshëm ose profesionistë të mjaftueshëm shëndetësorë të trajnuar për të kryer testime,” tha Tedros.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close