Kryetari i ndjerë i fitoi bindshëm zgjedhjet në Rumani

Banorët e një qyteze bindshëm ia kanë besuar votën për edhe një mandat kryetarit të tyre të deritanishëm edhe pse ai ka ndërruar jetë para dy javëve nga Covid-19, duke thënë se ai ka bërë punë të shkëlqyer dhe se e meriton fitoren edhe pas vdekjes.

Dhjetëra banorë të Deveselu-s kanë vizituar varrin e socialdemokratit Jon Aliman dhe kanë ndezur qirinj pas përfundimit të zgjedhjeve të sotme lokale, transmeton NTV.ru.

“Kjo është fitorja jonë. Dijeni që do të mburreni me ne. Pushoni në paqe”, tha një banorë.

Aliman ka fituar mandatin e tretë me 64% të votave, ka njoftuar komisioni zgjedhor lokal.

“Ai ishte kryetar i vërtetë për neve. Ishte në anën e banorëve dhe ka respektuar gjitha ligjet. Nuk besoj se do të kemi më kryetar si ai”, thonë banorët.

Ndryshe, Aliman (57) ndërroi jetë me 17 shtator në spital të Bukureshtit. Nga komisioni zgjedhor njoftojnë se emri i tij më veç se ishte printuar ne listat zgjedhore dhe se do ta organizohen sërish zgjedhje të reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button