Nesër gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër”, ku akuzohet edhe Gruevski e Janakievski

Nesër në Gjykatën penale në Shkup, duke filluar prej orës 12, do të publikohet gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër”, ku akuzohen Nikolla Gruevski, Mile Janakievski dhe Aleksandar Trajkovski, transmeton Portalb.mk.

“Nëse kasha faj, as unë, as familja ime, nuk do të kishim pranonim këtë shtypje me të cilën po përballemi disa vjet, por do të pranoja dhe do të kërkoja për ulje të dënimit. Por, pasi nuk kam asnjë faj, qëndroj përball juv, para publikut, për të treguar se nuk kam asnjë rol në këtë ngjarje të pakëndshme”, deklaroi ndër të tjera në fjalën përfundimtare Mile Janakieski.

Ai e vlerëson veten të pafajshëm në këtë rast, ku gjykatës është Dushan Josifov.

Ndryshe, dy avokatët, Dimtar Dangov dhe Elenko Milanov kanë kërkuar  që aktakuza kundër Mile Janakievski për “Dhunën në Qendër”, duhet të tërhiqet nga Prokuroria sepse nuk ekzistojnë dëshmi që tregojnë se është kryer vepër penale.

Prokurorja Fatime Fetai në seancat e mëhershme ka liruar nga akuzat për këtë lëndë Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski, në bankën e të akuzuarit kanë ngelur vetëm Aleksandar Trajkovski, Mile Janakievski  dhe Nikola Gruevski i cili ndodhet në ikje në Hungari.

LEXO: “Shuplakat e porositura”: Fatime Fetai hoqi dorë nga akuzat kundër ish deputetes Rangelova dhe dy të akuzuarve tjerë

Prokurorja Fetai në seancën e fundit, gjatë fjalës përfundimtare kërkoi nga Gjykata që dënimet për nxitësit e dhunës para Komunës Qendër, Nikola Gruevski dhe Mile Janakievski të jenë më të rrepta në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla.

Në akuzën e vjetër, për tani më ish të akuzuarën Daniela Rangelova thuhej se përmes porosive ju ka treguar personave të pranishëm në Komunën Qendër se si të sillen.

Lexoni më shumë për këtë lëndë duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button