Finalja e NBA, Miami do jetë rivali i La Lakers

Do të jetë Miami Heat ai që do të përballet me Los Angeles Lakers për titullin kampion të NBA për vitin 2020, transmeton TCH.

Skuadra e drejtuar nga Erik Spoelstra arriti të fitojë ndeshjen e 6 ndaj Bostonit 125-113 duke e mbyllur serinë e sfidave me Celtics 4-2 për t’u shpallur kampione e Konferencës së Lindjes.

Për Miami heat kjo është hera e parë që nga viti 2014 që arrin në finalen e madhe të NBA. Në sfidën e së dielës, Miami nuk e pati shumë të lehtë të fitonte me Bostonin që pati meritën që u përpoq deri në fund për ta çuar serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes në ndeshjen e 7-të. Në fakt deri në mesin e periodës së katërt nuk ishte e qartë se cila prej skuadrave do të fitonte pasi asnjë prej skuadrave nuk arrinte të krijonte një avantazh me më shumë se 10 pikë madje në fillimin e kësaj periode Bostoni kryesonte 96-90. Por Miami falë Adebayo arriti që të regjistrojë një rezultat të pjesshëm 35-17 dhe në fund arriti të fitojë këtë sfidë 125-113. vetë Adebayo e mbylli këtë sfisë më 32 pikë, 14 topa në tabelë dhe 5 assist.

Seria e Finales së Madhe të NBA nis në mbrëmjen e së mërkurës me Miamin që do të luajë ndaj LA Lakers së Lebron James. Kalifornianët mbeten favoritë për të fituar titullin, por Miami Heat është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button