Jankullovska në burgun e Idrizovës

Gordana Jankullovska, ish-ministrja e punëve të brendshme në qeverisjen e Nikolla Gruevskit, është arrestuar, dënimin do ta vazhdojë në burgun e Idrizovës, transmeton Portalb.mk.

Nëpërmjet kumtesës, Gjykata Supreme para dhjetë ditëve informoi se janë refuzuar ankesat e dorëzuara nga ana e palëve të dënuara në lëndën “Tanku” – Nikolla Gruevski, Gordana Jankulloska dhe Gjoko Popovski dhe e konfirmon aktgjykimin e plotfuqishëm për lëndën, e cila është miratuar nga ana e Gjykata e Apelit.

Raportohet se prej sonte fillon të llogaritet vuajtja e dënimit katërvjeçar për Jankullovskën.

Pasi Gjyakata supreme kishte refuzuar ankesat, Jankulloska përmes rrjeteve sociale ka dërguar një mesazh deri te Ministria e punëve të brendshme se nuk ka nevojë për spektakle dhe rrethim të ndërtesës ku jeton ajo dhe ndau një fotografi të një automjeti policor, të parkuar afër ndërtesës ku jeton ajo.

Në rastin “Tanku” është dënuar edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski me dy vjet burgim dhe për këtë ai është arratisur në Hungari dhe ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski më katër vjet e gjashtë muaj burgim (pasi Gjykata ia uli dënimin pas ankesës së tij).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button