Në Kosovë u konfirmuan edhe tri viktima dhe 48 raste me koronavirus

Tri viktima dhe 48 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se viktimat u regjistruan në Prizren, Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa rastet e reja rezultuan nga testimi i 645 mostrave. Instituti po ashtu raportoi se në 24-orëshin pararak u shëruan 142 pacientë nga koronavirusi, njofton REL.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë arrin në 15,520.

Prej tyre, 625 pacientë kanë vdekur dhe 13,420 janë shëruar.

Numri i rasteve aktive në Kosovë aktualisht është 1,475.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button