Janë ngritur katër procedura kundërvajtëse për zyrtarët të cilët nuk kanë vepruar për kërkesë të informatave me karakter publik

Katër procedura kundërvajtëse janë duke u kryer për personat zyrtarë në institucione – bartës të informatave me karakter publik, të cilët nuk kanë vepruar ndaj kërkesës për qasje deri te informatat me karakter publik, u përgjigj sot drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtës të së Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat, Pllamenka Bujçeva, në pyetjen e Meta.mk.

Janë hapur gjashtë procedura kundërvajtëse, por dy prej tyre janë tërhequr, pasi që është vepruar për kërkesën për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

Me Ligjin e vitit 2019-të, janë precizuar dispozitat për zbatimin e sanksioneve kundërvajtëse ndaj bartësve të informatave, të cilët nuk kanë vepruar për kërkesën për qasje të lirë deri te të njëjtat, që paraqet mjet të rëndësishëm për përmirësimin e rezultateve nga puna e Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat.

“E reja me rëndësi të madhe në punën e Agjencisë është Komisioni Kundërvajtës, është vendosur mundësi për përgatitjen e sanksioneve ndaj atyre bartësve të informatave të cilët nuk kanë vepruar pas dhënies së qasjes deri te informatat ose pas vendimit të Agjencisë. Me atë, përfundimisht kemi mjet nëpërmjet të cilit si Agjenci mund të ndikojmë për transparencë më të madhe dhe ta arsyetojmë besimin e kërkuesve”, tha Bojçeva, në konferencën e sotme për shtyp.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Teksti është prodhuar në kuadër të projektit “Opservatori i reformave në media”të cilin e zbaton Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, me mbështetje financiare nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund të merret se i pasqyron pikëpamjet e “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button