Hasani për Portalb: Nuk ka datë konkrete, punohet për hapjen e kufijve me Kosovën

Parametrat epidemiologjike me Republikën e Kosovës i kemi të ngjashme, kemi shtypje edhe nga sektori ekonomik, andaj po bëjmë maksimumin që kufijtë me këtë shtet të hapen pa kushte, tha zëvendës ministri Hasani për Portalb.mk duke shpjeguar statusin e tij të fundit në “Fejsbuk” për këtë, transmeton Portalb.mk.

Nuk ka datë apo informacion konkret se kur pritet të ndodhë hapja e kufijve me Republikën e Kosovës pa kushte. Megjithatë, Hasani tha se po bëjnë të pamundurën që kjo të ndodhë sa më shpejtë.

“Po e bëjmë maksimumin që kjo të ndodhë sa më shpejtë, respektivisht hapja e kufijve me Republikën e Kosovës pa kushte. Kemi shtypje edhe nga sektori ekonomik, parametrat epidemiologjike i kemi të ngjashëm. Andaj, nuk ka informacion konkret se kur do të ndodhë kjo por bëhen përpjekje që të ndodhë në afatin më të shpejtë” tha Ilir Hasani për Portalb.mk, zëvendës ministër në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ai dy orë më herët në rrjetin social “Fejsbuk” shënoi një status i cili ngjalli shumë reagime.

“Shumë shpejt, kafe në Prishtinë. #PaPCRtest” kishte shkruar në “Fejsbuk” zëvendës ministri Hasani.

Ndryshe, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, dje tha se po diskutohet me shtetet e rajonit që të hapen kufijtë pa kushte, gjegjësisht pa teste PCR.

“Është e vërtetë që kemi lajmëruar disa herë javët e fundit që do të kemi ndonjë vendim, mirëpo fatkeqësisht e presim përgjigjen nga shtetet fqinje. Konkretisht u përgjigjen javën e kaluar, funksionon sistemi i koordinimit, i cili tanimë është i përkrahur nga Ambasada Amerikane në Shkup” tha dje Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button