fbpx

Komisioni Evropian ka dënuar rastin me brutalitetin policor kundër romëve në RMV

Komisioni Evropian është e njoftuar dhe ka dënuar brutalitetin policor kundër personave të komunitetit rom në Manastir, javën e kaluar, shkruan MIA.mk.

“Shumë qartë dënojmë çdo përdorim të dhunës në mënyrë të panevojshme, vërejtëm se Qeveritë e dënuan incidentin dhe ndërmorën hapa për ti sjellë përgjegjësit para drejtësisë” theksoi zëdhënësja për zgjerim nga Komisioni Evropian, Ana Pisonero.

Komisioni Evropian nuk e komenton procedurën hetimore, as procedurat e gjykatës, përderisa nuk kanë përfunduar, mirëpo theksoi se pozicioni I tyre kundrejt brutalitetit policor është “shumë qartë i dënueshëm”.

Ndryshe, disa ditë më herët u publikua një video incizim ku shihej se si policia ushtronte dhunë kundër disa personave të komunitetit rom, menjëherë pas kësaj policët janë suspenduar nga detyra dhe kundër tyre po zhvillohet procedurë adekuate.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close