Kërkesa e Bullgarisë që Goce Dellçev të njihet si bullgar është e papranueshme për palën maqedonase

Kërkesa e Bullgarisë që Goce Dellçev të njihet si bullgar është e papranueshme për palën maqedonase. Kryesuesi i palës maqedonase në komisionin e përbashkët për çështje të historisë, Dragi Gjorgjiev, tha për TV Telma se në zgjidhjen e situatave konfliktuoze të këtilla, zhvillohet dialog dhe se në këtë rast, nevojitet një zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët, transmeton Portalb.mk.

“Për shumë situata konfliktuoze dialogu është e vetmja zgjidhje. Ne do të vazhdojmë me dialoh për Goce Dellçevin. Megjithatë, në atë dialog duhet çdoherë të kërkohet zgjidhje që do të jetë e pranueshme për të dyja palët. Zgjidhje e pranueshme do të thotë në të cilën nuk ka fitues, përkatësisht të dyja palët janë të kënaqura nga zgjidhja. Pranimi i zgjidhjes së njëanshme për Goce Dellçevin, që ai të jetë bullgar apo maqedonas, nuk është zgjidhje në këtë kontest”, deklaroi Gjorgjiev.

I pyetur në lidhje me memorandumin që Bullgaria i ka dërguar Komisionit Evropian rreth kornizës negociuese, në të cilën mohohet ekzistenca e kombit dhe gjuhës maqedonas para vitit 1944, ai u shpreh decid se kombet nuk krijohen me dekret.

“Kombet nuk krijohen me dekret, as nuk mundet që kombet t’i krijojë një person, një trup me vendim. Krijimi i kombeve është afatgjatë dhe proces shumë i komplikuar dhe kompleks. Dhe prej këtu, pretendimi se kombi maqedonas është krijuar me dekret në vitin 1944 nuk absolutisht asnjë bazë shkencore”, tha Gjorgjiev.

Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë formuar një komision të përbashkët për zgjidhjen e kontesteve sa i përket çështjes së historisë, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete. Pas një pauze pothuajse një vjeçare. palët do të takohen sërish më 15 dhe 16 tetor, për një përpjekje të re për të zgjidhur kontestet historike mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button