Fjalët përfundimtare për rastin “Dhuna në Qendër”: Mbrojtja kërkoi tërheqjen e aktakuzës kundër ish ministrit Janakievski

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seanca ku janë thënë fjalët e fundit për rastin “Dhuna në Qendër” në vitin 2013, të hapur nga Prokuroria Speciale.

Avokati Dimtar Dangov në fjalët përfundimtare theksoi se aktakuza kundër Mile Janakievski për “Dhunën në Qendër”, duhet të tërhiqet nga Prokuroria sepse nuk ekzistojnë dëshmi që tregojnë se është kryer vepër penale. Sipas tij, edhe nëse nuk e bëjnë atë, gjykata duhet të sjell vendim për lirimin e tij.

Elenko Milanov, i cili po ashtu është avokat i Janakievskit, tha para gjykatës se nëse klienti i tij ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Gruevskit, siç pretendojnë prokurorët, atëherë ai nuk do të përgjohej.

“Gjykatës, si do të akuzoni për diçka që nuk ka ndodhur? Ai është baba i tre fëmijëve, nuk është i përfshirë në asnjë lloj dhune. Ai nuk ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Gruevskit. Nëse do të ishte, nuk do të kishte 80.000 biseda të përgjuara dhe 100.000 sms porosi për të”, theksoi avokati Milanov, transmeton A1on.

Avokati Dangov porosit gjykatësin Dushko Josifovski se nuk mundet që vendimi gjyqësor të bazohet në tregimin e një personi të dënuar, pa pasur dëshmi të tjera.

Prokurorja Fatime Fetai në seancën e fundit liroi nga akuzat për këtë lëndë Daniela Rangelova, Milan Andonovski dhe Borce Bogdanovski, në bankën e të akuzuarit kanë ngelur vetëm Aleksandar Trajkovski, Mile Janakievski  dhe Nikola Gruevski i cili ndodhet në ikje në Hungari.

Prokurorja Fetai në seancën e fundit, gjatë fjalës përfundimtare kërkoi nga Gjykata që dënimet për nxitësit e dhunës para Komunës Qendër, Nikola Gruevski dhe Mile Janakievski të jenë më të rrepta në mënyrë që në të ardhmen të mos përsëriten raste të tilla.

Në akuzën e vjetër, për tani më ish të akuzuarën Daniela Rangelova thuhej se përmes porosive ju ka treguar personave të pranishëm në Komunën Qendër se si të sillen.

Lexoni më shumë për këtë lëndë duke klikuar KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button