Kosovë, 3 të vdekur dhe 47 raste të reja me COVID-19

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 3 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 622 numrin e viktimave nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 47 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.472.

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 525 mostra të dyshuara me COVID-19 ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 65.979 mostra.

Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 113 pacientë të rinj. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 13.278 raste ndërsa numri i rasteve aktive është 1.572.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button