Qeveria e RMV-së ka përgatitur 470 milion euro për të mbrojtur ekonominë nga dëmi i pandemisë

Paketa e katërt e masave ekonomike të Qeverisë për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë në krizën e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 do të arrijë në një total prej 470 milion euro, shpjegoi kryeministri Zoran Zaev sot, duke paraqitur një set prej 31 masash, njofton Portalb.mk.

Zaev tha se mbështetja e kompanive për pagesën e pagave për tre muajt e fundit të këtij viti do të vazhdojë dhe do të varet nga niveli që  kompanitë janë dëmtuar nga epidema.

“Mbështetja do të jetë e shkallëzuar dhe do të arrijë nga 14,500 deri në 21,776 denarë për punonjës. Për të mbështetur 250,000 vende pune, Qeveria synon 70 milion euro. Kompanitë që do të marrin ndihmën duhet të mbajnë punonjësit e tyre deri në fund të korrikut të vitit 2021”- tha Zaev. 

Masa e dytë është një kartë pagese për konsum më të lartë në vlerë prej 6,000 denarë, dhe do t’u jepet 5,726 prindërve të vetëm, 182,271 pensionistëve me pensione deri në 15,000 denarë, 85,108 punëkërkuesve pasivë, artistë të pavarur, si dhe qytetarëve mbi 64 vjeç që nuk kanë pension, dhe kanë të ardhura më të ulëta se 15,000 denarë në muaj ose nuk kanë fare të ardhura.

Kjo masë është menduar për 280,000 qytetarë dhe do të arrijë në një total prej 27.6 milion euro.

Ndër masat është edhe rritja e periudhës së kthimit të kredive pa interes nga linja “Covid 1” për një periudhë tre mujore. Pastaj mbështetje me pagesë të udhëzuesve turistik, mbështetje për turizmin duke kthyer taksën turistike për vitin 2019 në shumën totale prej dy milion eurosh. Mbështetje sigurohet edhe për objektet hotelierike për organizimin e dasmave, terreneve të lojërave, artistëve.

“Paketa e re është një vazhdim i tre paketave të mëparshme dhe qëllimi është të sigurohet qëndrueshmëria e aktiviteteve ekonomike dhe vendeve të punës maqedonaseve”- tha Zaev.

Zaev njoftoi fundjavën pa TVSH për 10, 11 dhe 12 Tetor. Çdo qytetar do të jetë në gjendje të blejë produkte dhe shërbime vendore në vlerë prej 30,000 denarë për person, ndërsa mundësia e kthimit të TVSH-së mund të përdoret për kompjuterë dhe produkte të tjera të IT-së.

Pasi që qytetarët të skanojnë faturat në vlerë prej 30,000 denarë në aplikacionin e tyre celular “TVSH-ja Ime”, pas disa ditësh TVSH do të kthehet plotësisht në llogaritë e tyre të transaksionit.

“Paratë do të sigurohen pjesërisht me shkurtime të shpenzimeve buxhetore, të cilat nuk janë më urgjente, dhe disa janë hua” – tha Zaev.

“Së bashku me tre paketat e mëparshme të masave, ndihma totale tejkalon 1 miliard euro që u drejtohet qytetarëve, punëtorëve dhe ekonomisë në mënyrë që të ruajë një ekonomi të qëndrueshme dhe me potencialin e ringjalljes, tha Kryeministri. Së bashku me tre paketat e mëparshme të masave, ndihma totale tejkalon 1 miliard euro që u drejtohet qytetarëve, punëtorëve dhe ekonomisë në mënyrë që të ruajë një ekonomi të qëndrueshme dhe me potencialin e ringjalljes”- tha kryeministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button