Filipçe: Vendet e rajonit po diskutojnë për hapjen e kufijve pa teste PCR

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha sot se të gjitha vendet në rajon po diskutojnë hapjen e të gjithë kufijve në të njëjtën kohë, dhe me të njëjtën politikë në lidhje me dorëzimin e testeve PCR. Gjërat kanë ecur përpara gjatë javës së kaluar, shkruan Meta.mk, njofton Portalb.mk.

“Shtetet anëtare të BE-së kanë vetëm një rekomandim, ata nuk kanë një politikë të përgjithshme të BE-së për këtë çështje dhe në atë kuptim ata kanë lirinë për të vendosur se cili do të jetë regjimi kufitar. Është e vërtetë që ne kemi njoftuar disa herë në javët e mëparshme se do të kemi ndonjë vendim, por fatkeqësisht po prisnim përgjigjen nga vendet fqinje. Më në fund ata u përgjigjën gjatë javës së kaluar, sistemi i koordinimit po funksionon, që tani mbështetet nga Ambasada Amerikane në Shkup. Unë sinqerisht shpresoj që do të shkëmbehen përfundimisht të gjitha informacionet dhe duke u bazuar në atë që do të thotë situata e saktë epidemiologjike në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor bile edhe Bullgarinë dhe Greqinë, ne do të marrim një  vendim të përbashkët” – tha Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button