Fuqia ligjvënëse e Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian (PE) është një forum i rëndësishëm për debat politik dhe vendimmarrje në nivelin e BE-së. Në qoftë se na kujtohet reagimi i fundit që vinte nga Strazburgu, pikërisht kishte të bënte me vëretjet e Parlamentit Evropian kundër shkeljes së parimeve demokratike duke i vlerësuar zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi si jo demokratike, të paligjshme dhe hudhur poshtë procesin zgjedhorë si të manipuluar nga presidenti aktual Aleksandër Lukashenko.

Deputetët e Parlamentit Evropian zgjidhen drejtpërdrejti nga votuesit në të gjitha shtetet anëtare për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në lidhje me hartimin e ligjeve të BE-së dhe për t’u siguruar që institucionet e tjera të BE-së po punojnë në mënyrë demokratike.

Parlamenti vepron si një bashkë-ligjvënës, duke e ndarë me Këshillin e Evropës fuqinë për të miratuar dhe ndryshuar propozimet legjislative dhe për të vendosur mbi buxhetin e BE-së thuhet në Traktatin e themelimit.Ai gjithashtu mbikëqyr punën e Komisionit Evropian dhe organeve të tjera të BE-së dhe bashkëpunon padyshim me parlamentet kombëtare të vendeve të BE-së.

Parlamenti e sheh rolin e tij jo vetëm në promovimin e vendimmarrjes demokratike në Evropë por edhe në mbështetjen e luftës për demokraci, liri të fjalës dhe zgjedhje të drejta në të gjithë globin dhe kontinentin evropian.

“Traktati i Lisbonës” është rishikimi i fundit i traktateve evropiane që i dhanë më shumë kompetenca Parlamentit Evropian. Traktatet evropiane i kanë dhënë Parlamentit një gamë të gjerë kompetencash si organ i zgjedhur nga votuesit e BE-së. Parlamenti Evropian është përgjegjës për miratimin e legjislacionit të BE-së. Parlamenti dhe Këshilli si dy institucione duhet të bien dakord mbi buxhetin vjetor të BE-së.

Neni 232 i Traktatit për funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU) thotë se “Parlamenti Evropian duhet të miratojë Rregulloren e Procedurës. Këto janë rregullat e brendshme organizative dhe operacionale të Parlamentit”.

Nga aspekti teorik, Parlamenti dhe Këshilli janë krahasuar me dy dhomat e një legjislature dydhomëshe. Sidoqoftë, ka disa ndryshime nga legjislaturat kombëtare; për shembull, as Parlamenti dhe as Këshilli nuk kanë fuqinë e iniciativës legjislative. Ky është një pushtet i rezervuar në mënyrë unike për Komisionin Evropian ose ndryshe ekzekutivi i BE-së.

Parlamenti mund të ndryshojë dhe refuzojë legjislacionin, për të bërë një propozim për legjislacionin, ai ka nevojë që Komisioni të hartojë një projekt-ligj përpara se gjithçka të bëhet ligj. Në legjislaturat kombëtare të vendeve anëtare 85% e iniciativave të paraqitura pambështetje ekzekutive dështojnë të bëhen ligj. Megjithatë, është argumentuar nga ish-presidenti i Parlamentit Hans-Gert Pöttering se pasi Parlamenti ka të drejtë të kërkojë nga Komisioni të hartojë një legjislacion të tillë dhe ndërsa Komisioni po ndjek propozimet e Parlamentit, gjithnjë e më shumë Parlamenti ka një të drejtë “de facto” iniciativë ligjore.

Parlamenti gjithashtu ka një ndikim të madh tërthorazi përmes rezolutave jo-detyruese dhe dëgjimeve të komisioneve parlamentare. PE është themeluar në vitin 1952 si Asamble e Përbashkët e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut. Zgjedhjet e para të drejtpërdrejta organizohen në vitin 1979. Parlamenti Evropian ka 705 eurodeputetë. Presidenti i Parlamentit aktual është David-Maria Sassoli me seli në Strazburg. Parlamenti zgjidhet drejtpërdrejti çdo pesë vjet. Disa herë eurodeputetët mblidhen në Bruksel.

Si funksionon Parlamenti? Puna e Parlamentit Evropian përfshin dy faza kryesore: Komisionet dhe seancat plenare. Komisionet shërbejnë për të përgatitur legjislacionin. Parlamenti numëron 20 komisione dhe dy nënkomisione, secili trajton një fushë të veçantë të politikave. Komitetet shqyrtojnë propozimet për legjislacionin. Deputetët dhe grupet politike mund të paraqesin ndryshime ose të propozojnë të hedhin poshtë një projekt-ligj.

Ndërsa seancat plenare funksionojnë për të miratuar legjislacionin dhe kjo bëhet kur të gjithë eurodeputetët mblidhen në dhomë për të dhënë një votim përfundimtar mbi legjislacionin e propozuar dhe ndryshimet e propozuara. Zakonisht mbahet në Strasburg për katër ditë në muaj.

Përbërja e Parlamentit Evropian: Numri i eurodeputetëve për secilin shtet është afërsisht proporcional me popullsinë e tij, por kjo është sipas proporcionalitetit ku asnjë shtet anëtarë i unionit nuk mund të ketë më pak se 6 ose më shumë se 96 eurodeputetë dhe numri i përgjithshëm nuk mund të kalojë 705. Eurodeputetët grupohen sipas përkatësisë politike.

Deputetët e Parlamentit Evropian janë të organizuar në tetë grupe të ndryshme parlamentare. Dy grupet më të mëdha janë Partia Popullore Evropiane (EPP) dhe Socialialdemokratët (S-D).

Parlamenti siç përmendëm ka gjithsej 20 komisione të përhershme të përbëra nga 25 deri në 73 eurodeputetë. Ata takohen dy herë në muaj në publik për të hartuar, ndryshuar për të miratuar propozimet legjislative dhe raportet që do të paraqiten në seancë plenare.

Eurodeputetët kanë shumë ndikim, së fundi ata bënë thirrje për zgjedhje të reja presidenciale në Bjellorusi dhe i kërkuan BE-së të sanksionojë presidentin Lukashenko dhe autorët që qëndrojnë pas helmimit të Alexei Navalnyit.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button