Nëse vazhdojnë të ngrohen me dru, të gjithë ata që kanë marrë subvencione prej 1000 euro për inverterë do t’i kthejnë paratë

Të gjithë ata që kanë marrë subvencione prej 1.000 euro për blerjen e inverterëve për ngrohjen e shtëpisë, nëse kapen ende duke u ngrohur me dru, naftë ose qymyr do të duhet të kthejnë paratë. Kryetari Petre Shilegov, i cili sot në Komunën e Saraj shënoi fillimin e realizimit të projektit, tha se inspektorët nga Qyteti, Komunat dhe Inspektorati Shtetëror do të kontrollojnë shtëpitë e qytetarëve nëse pavarësisht se kanë marrë subvencioneve përdorin ngrohje jo ekologjike, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Komunën Saraj po fillojmë me dorëzimin e stufave me dru, qymyr apo naftë nga qytetarët që kanë aplikuar për subvencione për inverterë. Në Saraj kemi regjistruar 160 familje, që do të thotë 160 oxhakë më pak këtë dimër në këtë pjesë të qytetit. Komisioni do të kryejë një inspektim për të parë nëse qytetarët po përdorin vërtet inverterët ose kanë mashtruar. “Nëse ata vazhdojnë të ngrohen me dru, përkatësisht sot kanë dhënë një stufë të vjetër, ndërsa kanë ndonjë tjetër që do ta përdorin për të ngrohur shtëpinë, do të duhet t’i kthejnë paratë,” tha Kryetari i Shkupit Petre Shilegov.

Deri më tani, në Qytetin e Shkupit janë pranuar 4.060 kërkesa për subvencione për inverterë. Për momentin, shpallja është ndalur me qëllim që, siç shpjegoi Shilegov, të bëjë një prerje të kërkesave të pranuara dhe brenda dhjetë ditësh do të vazhdojë.

Qyteti i Shkupit ka pranuar nga Qeveria 5.2 milion euro për subvencionimin e familjeve për të ndryshuar mënyrën e ngrohjes së shtëpive të tyre, si një nga masat në luftën kundër ndotjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button