Falimentimi personal nuk do të zbatohet në tokën e Maqedonisë për shkak të normave të larta të interesit

Në Programin qeveritar katër-vjeçar, ndër tjerash, paralajmërohet zbatimi i idesë së vjetër për miratim të ligjit për falimentim personal. Ligji për falimentim personal është paralajmëruar si model për mbrojtjen e borxhliut  dhe parandalim të huazimeve të reja. Por edhe për mbrojtje të kreditorëve, të cilët do të jenë në gjendje të arkëtojnë vlerën reale të borxhit, e cila do të parandalonte sistemin spiral të borxhit, kanë vlerësuar krijuesit e Programit, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Edhe pse është ende e pasigurt kur dhe si do të formulohen dispozitat e një ligji të tillë dhe kur do të fillonte aplikimi, ekspertët thonë se një ligj i tillë nuk do të jetë i realizueshëm në kushtet e Maqedonisë. Për shkak të standardit të ulët dhe pagave të ulëta, papunësisë, sidomos tani, në kohë krize, pastaj, vlera e ulët ose e pamjaftueshme e pasurisë personale, shitja e së cilës duhet të shlyejë borxhet, normat e larta të interesi që nuk janë ende stabile, por vazhdimisht rriten dhe me atë rritet edhe borxhi…

Shkurtimisht, një ligj i tillë në Maqedoni do të ishte i pazbatueshëm, thonë ekspertët ligjorë, të cilët për “Meta.mk” thanë se nevojiten konsultime të qëndrueshme me ekspertë dhe përgatitja cilësore dhe e gjerë e tekstit të ligjit për falimentimin personal. Ata thonë se në kushtet aktuale socio-ekonomike në vend, funksioni i agjentëve të përmbarimit është i mjaftueshëm për të mbledhur borxhet e qytetarëve, të cilët kanë duart e tyre të plota duke punuar me një numër të madh të borxhlinjve.

“Në situatë kur në vend kemi 140 mijë përdorues të kredive hipotekare dhe 150 mijë llogari të bllokuara dhe të kalojmë ligjin për falimentimin personal, i cili është akoma në formën e qëllimit, me norma kaq të larta interesi për kreditë që rrjedhin vazhdimisht, borxhlinjtë kurrë ato nuk do të jenë në “zero”. Ligji do të nënkuptojë se për borxhet, mbi çfarëdo baze, do të caktohet një administrator falimentimi, i cili në vend të debitorit, do të vendosë si do t’i shpenzojë paratë e borxhliut. Pyetja është se çfarë, në rast se borxhliu është pa punë ose nuk ka pronë për shitje? Por edhe nëse ka, borxhi sërish nuk do të mund të paguhet plotësisht, për shkak të interesave që rrjedhin”, tha avokatja Marina Crcarevska Sazdova.

Ajo shton se zbatimi i suksesshëm i ligjit për falimentim personal mund të përballohet vetëm nga vendet e pasura shoqërore, të tilla si Gjermania, vendet Skandinave, Austria ku shteti merr borxhet e qytetarëve dhe u shlyen atyre që nuk kanë ndonjë pronë për shitje. Në Gjermani dhe Belgjikë, qytetarëve që nuk janë në gjendje të paguajnë këstet e kredisë, zakonisht vetë bankat mundësojnë prolongim të afateve për të paguar ose pezullim të përkohshëm i kësteve.

“Maqedonia duhet të jetë më e butë, më tolerante në këtë pjesë dhe të specifikojë kategoritë që do të mbulohen nga ligji, veçanërisht tani në situatë ku për shkak të krizës së koronës shumë njerëz i humbën punët e tyre. Sepse me norma kaq të larta interesi, është praktikisht e pamundur që ky ligj të vihet në funksion. Është e nevojshme të bëhen ndryshime në Ligjin për detyrimet në fushën e interesit të kamatës penale dhe kamatvonesës”, thekson Crcarevska Sazdova.

Sipas përvojave të vendeve të tjera, shpallja e një falimentimi personal nuk do të thotë se do të shlyhen borxhet e borxhliut, por administruesi i falimentimit merr administrimin e financave të tij, pas një vendimi paraprak të gjykatës. Ai duhet të paguajë kreditorët dhe të planifikojë borxhin për një periudhë të caktuar, për të vendosur se sa para do t’i lihen debitorit për nevojat themelore të jetesës. Procedura zgjat me vite, në varësi të shumës së borxhit dhe vlerës së pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme të borxhliut. Ngjashëm me falimentimin e kompanive.

Falimentimi personal funksionon në shumë vende evropiane. Në rajon, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi kanë ligje të falimentimit personal. Në Slloveni ka filluar të aplikohet që nga viti 2008 dhe që nga ajo kohë, rreth 1.000 njerëz kanë kërkuar falimentim personal çdo vit. Në Kroaci u soll në fund të vitit 2013 kur 15,000 qytetarë ishin gati për falimentimin personal. Kushti ishte që ata të mos ishin në gjendje të shlyenin borxhet e tyre më të larta se 30,000 kuna (4,000 euro) për të paktën tre muaj. Menaxhuesi mund ta zhvendosë borxhliun në një apartament më të vogël, t’ia shesë makinën, celularin… gjithçka që ai e konsideron të panevojshme, derisa borxhi të shlyhet. Minimumi financiar, me të cilin personi i falimentuar duhet të jetojë për një muaj, në një periudhë prej disa vitesh është 800 kuna (105 euro).

Sidoqoftë, zbatimi i ligjit për falimentim personal në Kroaci ka sjellë situatën që rajone të tëra të mbeten të shkreta, sepse banorët e tyre janë larguar nga vendi nga shkaku se tokat dhe pasuria e tyre janë konfiskuar për shkak të arkëtimit të borxheve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button