fbpx

Filipçe: Momentalisht nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi sot se, momentalisht nuk ka nevojë për masa restriktive shtesë, sepse pas rritjes iniciale të numrit të të infektuarve nga Kovid-19 gjendja është stabilizuar. Filipçe, duke komentuar gjendjen me rritjen e rasteve të reja 10 ditët e fundit, tha se jemi larg rivendosjes së karantinës shtetërore, por nëse situata bëhet alarmante në komuna të caktuara, do të propozohen masa më të lehta. Ai tha se përqindja e të sëmurëve nga testet e kryera është sërish dyshifrore, por nuk ka hapësirë për panikë, njofton Portalb.mk.

“Ato kontrolle të rasteve dhe kontrolle të anketave epidemiologjike të cilat i bëjnë epidemiologët tani për tani nuk lënë hapësirë për panik, gjegjësisht se ka paralajmërim se ka përhapje të pakontrolluar të virusit, diçka që do të duhej të vendoste nevojë për masa restriktive shtesë. Sinqerisht shpresoj se askush nga ne dhe as ne, as vendi ynë, as gjithë rajoni për shkak të asaj që dukshëm gjithkund ka situatë të njëjtë ose të ngjashme, nuk do të përballemi me një situatë të tillë që të rekomandojmë restrikcione”, tha Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas shënimit të Ditës Botërore të Zemrës.

Sipas tij, hapi i parë do të ishte një formë e masave më të lehta dhe restriktive, e kanë paralajmëruar kufizimin e tubimeve masive, gjegjësisht ndalesë të plotë në disa komuna, rajone ku do të konsiderojnë se numrat dhe mënyrat e transmetimit tregon se ka mënyrë të transmisionit të virusit që duhet të ndalohet me një mënyrë të tillë të restrikcionit.

Potencoi se maskat në vende të hapura tani për tani nuk janë të detyruara, megjithatë po vjen periudha e vjeshtës, e dimrit në të cilën njerëzit duhet të mbrohen  edhe nga ftohjet dhe nga gripi sezonal.

“Gjithashtu në disa revista ndërkombëtare tregohet se ka mundësi që grimcat PM në situatë kur ka ndotje të jenë transmetues të virusit. Domethënë këto janë argumentet të cilat po i evaluojmë ne dhe në bazë të së cilave sjellim rekomandim se çfarë mase do të sillet. Kemi komunikim të shpeshtë me presidentin Pendarovski, u interesua dhe i jap informacion për atë se si është situata me epideminë. Tani për tani nuk ka shenja se duhet të rekomandohet edhe ndonjë restrikcion tjetër më i lehtë, ndërsa larg jemi edhe nga karantina e plotë”, tha Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë në konferencën e mbajtur për media para disa ditëve, paralajmëroi se këtë vjeshtë mund të pritet valë e re e virusit korona, pas së cilës theksoi se është e mundshme që sërish të vendosen masa restriktive

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close