Në pakon e katërt ekonomike janë paraparë 350 milionë euro për sektorët më të goditur dhe qytetarët

Këshilli Social Ekonomik sot mbajti seancën e dytë të udhëhequr nga ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska, si kryetare e këshillit, zv/kryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrin e Financave, Fatmir Besimi dhe anëtarët e tjerë të këshillit, njofton Portalb.mk.

Zv/kryeministri Bytyqi theksoi se, pakoja e katërt e masave ekonomike për të cilën janë paraparë 350 milionë euro, është vazhdimësi e tri pakove të mëparshme dhe është sublimim i analizave të bëra përmes konsultimeve me të gjithë faktorët e prekur në shoqëri, me qëllim përfshirja e kësaj pako të jetë e drejtuar kah mbështetja dhe ndihma e sektorëve dhe kategoria e qytetarëve më të goditur.

Qeveria nëpërmjet një komunikate informoi se, pakoja e katërt e masave ekonomike përfshin mbështetje për pagesë të pagave për tremujorin e fundit të vitit, kartela pagesore për disa kategori të qytetarëve, grante për sektorët më të goditur, spektër i gjerë për lirimin ose lehtësimin e disa pagesave parafikskale, rritjen e grejs periudhës te kreditë pa interes nga KOVID-19 dhe në mënyrë shtesë shtyrjen e pagesës së kredive nga kompanitë.

Nga ana e anëtarëve të Këshillit Ekonomik-Social, informuan nga Qeveria, ishte konstatuar se pakoja e katërt e masave ekonomike është mjaft vëllimore, duke pasur parasysh atë se janë përfshirë edhe kompanitë me qëllim të mbështetjes së mbijetesës së saj në kohë të koronës, ruajtja e vendeve të punës dhe mbështetja e qytetarëve dhe se përfshin mbështetje dhe ndihmë për sektorët më të goditur dhe kategoritë e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button