Delegacioni i BE-së ndau për herë të shtatë çmimin “Babylon” për përkthyes të ri më të mirë

Për herë të shtatë, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut dhe Shoqata e Përkthyesve dhe Interpretuesve MATA ndanë Çmimin BABYLON për përkthyesin më të mirë të ri me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve, njofton Portalb.mk.

Këtë vit, çmimin e parë e fitoi Sasho Danilov, për përkthimin nga gjermanishtja në gjuhën maqedonase të “The Phone Booth on the Other Side of the Bridge” nga Ariane Grundies dhe Ardita Zulfiu për përkthimin e saj të “The Waiting Place” nga Sonia Hernandez, nga spanjishtja në gjuhën shqipe. Mirënjohjet e vendit të dytë iu dhanë Blagica Dimitrovës, për përkthimin e “Mr. Salary” nga Sally Rooney, nga anglishtja në maqedonisht dhe Kristina Stamenkovës për përkthimin e saj të “The Moon Lady” nga Andrea De Carlo, nga italishtja në gjuhën maqedonase.

“Çmimi BABYLON, i filluar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në 2013, synon të promovojë përkthyes të rinj si dhe të inkurajojë cilësi në përkthimin e veprave letrare. Konkursi është i hapur për përkthyes të rinj, deri në moshën 26 vjeçare, që mund të gsrpjnë me përkthime të veprave letrare nga cilëndo prej 24 gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian në ndonjë nga gjuhët e vendit”, thuhet në kumtesën e Delegacionit të BE-së në Shkup.

Në këtë ngjarje u shpall edhe edicioni i tetë i Çmimit BABYLON për Përkthyesin më të Mirë të Ri. Kriteret e hollësishme për Çmimin 2021 janë publikuar në faqen e re të Babylon.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button