Nuk ekziston Agjenda 21/2030, e lëre më të ketë ndërlidhshmëri mes Covid-19, vaksinave dhe maskave që sjellin vdekjen

Janë përdorur dy fotografi, njëra e rrejshme dhe tjetra e vërtetë, të ngjitura njëra me tjetrën me përmbajtje konspirative globale, për të dërguar mesazhe të rrezikshme në lidhje me pandeminë e virusit korona të shkaktuar nga Covid 19, i cila ka infektuar më shumë se 31 milion njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë më shumë se 1 milion, shkruan Vërtetmatësi.

Një postim në Facebook me dy foto, njëra prej të cilave është vërtetë, tjetra e rreme, manipulon përmes ndërveprimeve të shumta të postimit në lidhje me Agjendën e pretenduar të rendit të ri botëror. E gjithë kjo është zbukuruar me një koment pranë fotove, që i referohet anti-vaksinimit, mosbesimit në pandemi, përkatësisht virusit dhe me në thirrje për të mos mbajtur maska:

#TëMosILejojmë

Plani i kukullave neoliberale. Covid i rrejshëm me vaksinën paraqet finalizim të planit.

Fig.2 është një faqe nga një libër i shkruar në ’96.

Si fillim hidhni maskat, ata duan t’ju vrasin.

Ky koment i referohet dy fotove të ngjitura njëra me tjetrën. E para është një variacion i njoftimeve të shumta të tilla muajt e fundit në botë dhe në vendin tonë, nga fletushka e Agjendës së pretenduar për një Rend të Ri Botëror të Kombeve të Bashkuara (kjo tregohet pjesërisht nga titulli dhe logoja e KB-së  në këndin e djathtë të fotos me përmbajtje të rreme):

Fotografi nga fletushka e Agjendës së pretenduar 21/30

Kjo foto me përmbajtje të rreme tashmë është shfaqur nga “Vërtetmatësi” dhe nga shërbimet e tjera për verifikim të fakteve në rajon dhe në botë. Këtu është vetëm një citim i shkurtër nga një zyrtar i KB-së për disa media botërore dhe verifikues të fakteve në qershor të 2020, pasi kjo foto me pretendime të rreme filloi të përhapet në internet:

Të gjitha pikat në listë janë ose plotësisht të rremë ose të shtrembëruara, kish thënë një zëdhënës i OKB-së për shërbimin për verifikim të fakteve në agjencionin AFP më 27 qershor të 2020. Zëdhënësi i KB-së gjithashtu theksoi se Agjenda 21 dhe Agjenda 2030 nuk janë ligjërisht të detyrueshme.

Bëhet fjalë për një trillim i plotë të të dy agjendave të KB-së, të miratuara në kohë të ndryshme (1992 dhe 2015), Agjenda 21 dhe Agjenda 2030 , të cilat lidhen vetëm me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimatike.

Sa i përket fotografisë së dytë, ajo është e vërtetë. Bëhet fjalë për një fotografi nga faqja e librit “Komploti Botëror”, botuar ndërkombëtarisht në 1995, dhe të njëjtin vit botuar në Maqedoni nga botuesi Gjurgja, i ribotuar më pas në 2010. Libri u shkrua nga shkrimtari bullgar Nikola Marinov Nikollov nga Vidin, i lindur në 1920, pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, më pas i përndjekur nga autoritetet Bullgare pas luftës, iku në Shtetet e Bashkuara, dhe më pas u kthye në Bullgari pas rënies së komunizmit dhe botoi disa libra që i kushtohen komploteve botërore, teorive të konspiracionit dhe të ngjashme. Ai është anëtar i Akademisë Ruse të Shkencave që nga viti 1994. Ai u bë edhe më i respektuar pasi vdiq në rrethana të pashpjegueshme në vitin 1997.

Kjo foto është e vërtetë, ekzistenca, botimi dhe popullarizimi i letërsisë me një përmbajtje të tillë nuk diskutohet aspak, por ajo është vendosur në postim, të përshtatur në kontekstin e fotografisë së parë, për Agjendën e pretenduar 21/2030 dhe kështu, të dyja shfrytëzohen për të manipuluar pandeminë (gjoja nuk ekziston ose nëse ekziston një komplot që duhet të përfundojë me vaksinat), si dhe thirrja e rrezikshme për të mos mbajtur maska, sepse kinse ato kanë për qëllim të vrasin ata që i mbanjnë ato.

Për këto arsye, “Vërtetmatësi” vendosi t’i referohet rishikimit të këtij postimi me përmbajtje pjesërisht të rreme, i cili ka vetëm 44 shpërndarje, 7 komente dhe shumë shikime.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button