Shaqiri: Iki nga Drita, nuk ishin korrekt

Ardit Shaqiri tashmë nuk është më futbollist i Dritës së Bogovinës, njofton për Portalb vetë futbollisti strugan.

“Nuk vazhdoj më të luaj me Dritën e Bogovinës. Erdha këtu me shumë optimizëm, por nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit bogovinas të cilët më kanë zhgënjyer me veprimet e tyre. Mendoj se sjellja e tyre ndaj meje ishte shumë jo korrekte, futbolli është profesioni im dhe unë nuk mund të vazhdoj aty me kushtet që ata më ofronin, madje ato akoma nuk kanë shlyer plotësish detyrimet ndaj meje ashtu siç u morëm vesh”, thekson Shaqiri për Portalb.

Ardit Shaqiri i cili ishte vendimtar në disa takime të Dritës në kampionatin e Maqedonisë është shprehur shumë i kënaqur nga bashklojtarët e tij në skuadrën Bogovinase dhe trajnerët Jeton Beqiri dhe Ane Andonov.

Mesfushori 27 vjeçar nga Struga që ka luajtur me skuadrën e Dinamo Zagreb në Kroaci, Ruzemberok në Sllovaki dhe  skuadrën e Gramozit në Shqipëri tashmë siç duket do të kalojë në ndonjë ekip tjetër gjatë këtij afati kalimtar dhe siç pohon vetë futbollisti pistat e mundshme përveç Maqedonisë janë edhe kampionati Shqiptar dhe ai i Kosovës.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button