Një polic është lënduar gjatë kryerjes së kontrollit në trafike, SPB gjatë ditës së djeshme sanksionoi 210 shofer

Mbrëmë rreth orës 1 një polic është lënduar përderisa ka kryer kontroll në trafik në bulevardin “Boris Trajkovski” në komunën Kisella Voda.

Nga MPB informuan se, përderisa nëpunësi policor ka matur me radar shpejtësinë e lëvizjes së veturave, personi me iniciale A.D. (19) me veturë “Citroen Berlingo” ka goditur dhe ka lënduar policin, pas çka së bashku me bashkëudhetarin janë arratisur nga vendi i ngjarjes, transmeton Portalb.mk.

Policia ka gjetur shoferin dhe bashkëudhatarin K.M. (21), të cilët janë shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të ngjarjes, do të ngritët denoncim adekuat kundër tyre. Polici i lënduar është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore.

Ndërkaq, SPB Shkup vazhdon me aksionin e kontrolleve në përforcuara në trafik. Gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 210 sanksione, mes të cilave, 11 persona janë sanksionuar për vozitje pa patentë shofer, 81 shkelje janë regjistruar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, ndërsa për automjete të paregjistruara dhe për defekte teknike janë sanksionuar 7 persona.

Gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar 23 motoçiklistë, 74 janë marrë me karrotrec, ndërsa janë shqiptuar 11 gjoba për mos mbajtje të maskës.

Nga MPB u bënë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut që të rritet siguria në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button