7 të arrestuar pas sulmit me thika pranë “Charlie Hebdo” në Paris

Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmin që ndodhi në afërsi të zyrave të dikurshme të redaksisë së revistës franceze “Charlie Hebdo”, transmeton KOHA.

Të premten një person ka therur me thikë dy persona.

18-vjeçari i dyshuar është arrestuar menjëherë, ndërkaq gjashtë të tjerë po merren në pyetje në lidhje me sulmin që po cilësohet si incident terrorist.

Kujtojmë se, dymbëdhjetë vetë u vranë në një sulm ndaj ekipit të redaksisë së Charlie Hebdo në janar 2015. Aktualisht po vazhdon gjykimi i bashkëpunëtorëve të dyshuar të sulmit. Të 14 të akuzuarit akuzohen se kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në përgatitjen e sulmeve dhe se i përkisnin një grupi terrorist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button