fbpx

RMV, platforma për mësim onlinë tanimë është e qasshme për përdoruesit (VIDEO)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka informuar sot se Platforma e Vetme Nacionale për mësim online tanimë është në dispozicion dhe është e qasshme për shfrytëzuesit përmes adresës www.schools.mk. Në këtë platformë, janë vendosur video – udhëzime dhe doracak, por edhe përmbajtje të tjera, që i udhëzojnë përdoruesit në platformë, njofton Portalb.mk.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë u ka dërguar udhëzime të gjitha shkollave që t’ua japin fjalëkalimet e përdoruesit nxënësve. U bëjmë thirrje drejtorëve të shkollave që nuk e kanë bërë këtë, të përshpejtojnë procesin dhe t’ua dërgojnë fjalëkalimet nxënësve gjatë fundjavës, sepse për disa ditë është fillimi zyrtar i vitit shkollor. MASH u bën thirrje vetëqeverisjeve lokale dhe kryetarëve të komunave, të cilët po ashtu, janë partner i ynë i rëndësishëm në këtë proces, që maksimalisht të përkushtohen në sigurimin e kushteve për fillim pa pengesa të vitit shkollor, pa dallim nëse bëhet fjalë për prezencë fizike apo për mësim në distancë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ata më tej kanë shtuar se, prioriteti i vetëm i MASH-it në këtë periudhë është që të tejkalohen sfidat dhe viti shkollor të jetë i suksesshëm, edhe përkrah asaj që përballemi me Covid – 19.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close