Qeveria e RMV të dielën, do të shpallë paketën e katërt të masave ekonomike

Paketa e katërt e masave ekonomike do të shpallet të dielën pasdite, thotë kryeministri Zoran Zaev. Sot dhe nesër duhet të merren vendimet përfundimtare se kush dhe sa duhet të marrë ndihmë shtetërore. Qeveria është në negociata përfundimtare me punëdhënësit dhe sindikatën, transmeton Alsat-M.

Kryeministri konfirmoi informacionin e publikuar tashmë nga Alsat se sektorët më të prekur, përveç mbështetjes prej 14.500 denarë për punonjës, deri në fund të vitit do të marrin para për të mbuluar edhe kontributet.

“Synimi është që pakoja minimale të jetë një pagë minimale. Deri në 30 për qind të së drejtës për të aplikuar, ashtu si rritet goditja e sektorit të kompanisë, ashtu do të rritet e gjithë pjesa e ndihmës dhe do të vijë deri te paga minimale bruto, për ata që janë mbi 80 për qind”, u shpreh Zaev.

Por, kryeministri nuk tha sa do të kushtonte paketa e re e ndihmës. Disa nga masat do të merren nga Qeveria dhe disa duhet të kalojnë përmes ligjeve në Kuvend, sepse vendimet nuk merren më si në gjendjen e jashtëzakonshme. Lidhur me kërkesën e biznesmenëve për mbështetje e ekonomisë dhe subvencionet e pagave deri në mars të vitit të ardhshëm, kryeministri tha se masat do të përshtaten në përputhje me vitin buxhetor.

Nga fundi i dhjetorit, nëse është e nevojshme, Zaev njoftoi se do të punojnë në masa të reja që do të jenë të vlefshme për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Dihet tashmë që përveç ndihmës minimale për punëtorët, do të ndahen kartela pagesore do të shpërndahen për kategori të caktuara të qytetarëve, dhe kredi të reja pa interes për kompanitë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button