Kufizim i orarit të punës në kioske dhe mini markete në rajonin më të gjerë të Athinës

Kiosket, mini marketet, dyqanet për pije dhe të ngjashme në rajonin e Atikës, pjesën më të gjerë të Athinës, si dhe në pjesët tjera të Greqisë ku janë në fuqi masat restriktive, prej nesër do të mbyllen në mesnatë, kumtoi sot pasdite zëvendësministri i Mbrojtjes Civile të Greqisë Nikos Hardalas, transmeton MIA.

Vendimi nuk vlen për pompat e benzinës dhe barnatoret, ndërsa objektet hotilerike, kafentë dhe të ngjashme, në vend në orën 7 në mëngjes, do të mund të hapen dy orë më herët, gjegjësisht orën pesë.

Masa e re ka të bëjë me parandalimin e shitjes së alkoolit dhe mbledhjen e të rinjve në sheshe dhe parqe, pasi kafenetë do të mbyllen në mesnatë.

Në 24 orët e kaluara, 286 raste të reja të Kovid-19 janë regjistruar në Greqi, nga të cilat 163 janë në zonën e Atikës dhe tre persona kanë vdekur.

Që nga fillimi i epidemisë në vend, në total 16,913 njerëz janë infektuar dhe 369 njerëz kanë vdekur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button