Shtyhet takimi i së hënës në Bruksel ndërmjet ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe Serbisë

Takimi i paraparë për të hënën mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, është shtyrë, transmeton Koha.net.

“Shkaku i kujdesit lidhur me COVID-19, takimi në kuadër të dialogut, i caktuar për të hënën do të shtyhet”, ka bërë të ditur përmes Twitterit, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Vetë Lajcak, përmes një statusi në Twitter një ditë më parë kishte informuar rreth këtij takimi.

Ai kishte shkruar se gjatë këtij takimi çështja e Asociacionit nuk ishte në rend ditë. Kjo shkaku që, si kishte thënë ai, njëra palë nuk është e gatshme të diskutojë rreth kësaj çështjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button