Përmes onlajn ngjarjeve, grantistët e KriThink do të paraqesin arritjet e granteve lokale

Në periudhën midis 28 shtatorit dhe 1 tetorit, do të mbahen një sërë onlajn ngjarjesh publike për të prezantuar projekte lokale të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian përmes Ciklit të dytë të skemës së granteve të vogla të projektit “Me mendim kritik deri te qytetarë me aftësi mediatike – KriThink” në periudhën nga tetori 2019 deri në qershor të vitit 2020.

Përmes prezantimeve të shkurtra, grantistët e KriThink do t’i paraqesin arritjet dhe përvojat e zbatimit të projekteve për arsim publik për shkrim-lexim në media dhe mendim kritik, pas çka do të ketë diskutim me pjesëmarrësit për nevojat e identifikuara në nivel lokal, si dhe mundësitë për bashkëpunim me të gjithë aktorët relevantë dhe institucionet.

Ngjarjet do të jenë të hapura për publikun dhe do të transmetohen drejtpërdrejt në Facebook përmes faqes zyrtare të Krithink. Ngjarjet dhe diskutimet do të incizohen e pas përfundimit, ato do të jenë në dispozicion të publikut në internet përmes bibliotekës elektronike në faqen e internetit të Krithink.

Orarin e plotë të ngjarjeve mund ta shikoni në këtu.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button