Një viktimë dhe 46 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Një i vdekur dhe 46 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të premten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 664 mostrave. Në njoftim po ashtu thuhet se, në 24 orët e fundit, 101 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, njofton REL. 

Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.

Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive arrin në 15,379.

Prej tyre, 617 pacientë kanë vdekur dhe 13,088 janë shëruar.

Raste aktive aktualisht janë 1,674.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button