Serbi, është rrëzuar një avion ushtarak MiG-21

Një avion i ushtrisë së Serbisë u rrëzua mëngjesin e sotëm afër qytezës Mali Zvornik, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Gjatë kryerjes të fluturimit të rregullt, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00, një avion MiG-21 i ushtrisë serbe u rrëzua në zonën e fshatit Brasina afër Mali Zvornik”, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë”.

Në vendin e rrëzimit të avionit janë dërguar ekipet e kërkim- shpëtimit dhe organet kompetente.

Deri më tani nuk ka të dhëna për viktima të mundshme apo të plagosur nga rrëzimi i avionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button