Kryeparlamentari grek: Ratifikimet e marrëveshjeve me Maqedoninë e Veriut nuk është urgjente

Ratifikimi i marrëveshjeve me Maqedoninë nuk janë urgjente, deklaroi kryeparlamentari grek, Konstantinos Tasulas, duke u përgjigjur në kumtesën e SYRIZA-s, në të cilën partia opozitare komentoi se Qeveria i prolongon në kohë të pacaktuar ratifikimet, njofton Portalb.mk.

Tasulas në deklaratën e shkruar, sqaroi se në mbledhjen që ka mbajtur me kryetarët e kuvendit por edhe në diskutim me gazetarët, ka informuar se “tre ratifikimet e marrëveshjeve ndërkombëtare me Maqedoninë nuk kanë karakter urgjent”.

Paraprakisht, SYRIZA, nëpërmjet një komunikate tha se kryetari i Parlamentit dhe Qeveria, nga frika se do të ketë qëndrime të ndryshe nga deputetët e Demokracisë së Re, i prolongon në kohë të pacaktuar ratifikimet e marrëveshjeve me Maqedoninë dhe ajo, sipas tyre, paraqet nënçmim të procesit parlamentar dhe mashtrim parazgjedhor të Micotakis.

Propozim ligjet për “Memorandumin për përshpejtim të procesit të integrimit të Maqedonisë në BE”, për “Memorandumit për formim të Komitetit Koordinativ për bashkëpunim ekonomik”, dhe për “Marrëveshjen teknike për mbikëqyrje të FIR Shkup”, të 14 dhe 15 shtatorit u dorëzuan në kuvendin grek dhe sipas procedurave të parapara, fillimisht duhet të prezantohen në Komisionin për Siguri Nacionale dhe Çështje të Jashtme, ndërsa më pas të votohen në seancë në Kuvend.

Zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, dje deklaroi se akoma nuk është caktuar datë për ratifikim të marrëveshjeve konkrete.

Një pjesë e mediave në Greqi, por edhe zëdhënësi i SYRIZA-s, ditëve të fundit pretendojnë se Demokracia e Re, nuk mund të gjejë deputetë i cili do të ishte raportues në Kuvend për tre marrëveshjet bilaterale me Maqedoninë e Veriut, për çka Pecas, tha se “nuk ekziston asnjë problem rreth ratifikimit të tre marrëveshjeve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button